E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma transferon Simplicion

Mesfushori brazilian Simplicio i është bashkuar Romës në kontratë trevjeçare me vlerë prej 1.1 milion euro në vit, ka njoftuar klubi italian të mërkurën. Simplicio ishte futbollist i lirë, pasi kontrata e tij me Palermon skadoi në fund të sezonit të kaluar. “Jam i lumtur që kemi arritur marrëveshje dhe mezi pres të filloj aventurën time në Romë”, tha 30 vjeçari i cili kaloi katër sezone në Sicili. Simplicio është bërë braziliani i gjashtë në Romë, tre prej të cilëve janë portierë. I shtati pritet të jetë sulmuesi Adriano.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›