E Shtunë, 31 Tetor 2026

Genoa, pas Tonit

Genoa shpreson të transferojë Luca Tonin nga Bayern Munich gjatë verës. Presidenti i klubit, Enrico Preziosi, ka bërë të ditur se ka paraqitur ofertë për 33 vjeçarin, i cili nuk u ftua në Kombëtaren e Italisë për Kampionatin botëror si dhe pritet të largohet nga Bayern, pasi nuk zë vend në planet e Louis van Gaalit. Toni kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar i huazuar te Roma dhe dëshiron të mbetet në Serie A. “Jemi të interesuar për Tonin. Ai na pëlqen shumë”, tha Preziosi për Gazzetta dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›