Bochum, pas Toskit

Faton Toski është bërë objektiv i ri i Bochumit. Futbollisti kosovar pati një sezon dizastër tek Eintracht Frankfurt. Në sezonin e fundit ai luajti me ekipin e dytë të këtij klubi, që garon në Ligën e Katërt gjermane, ku pati vetëm 17 paraqitje.
Mirëpo, duket se mesfushori ofanziv gjatë kësaj vere do të shohë dritë, pasi që për shërbimet e tij ka shprehur interesim skuadra që ka rënë në Bundesliga 2 Bochum, shkruan ueb faqja gjermane transfermarkt.de, e specializuar për vlerën dhe biografinë e futbollistëve.
Në fakt, 23 vjeçarin e kërkon trajneri i ri i Bochum, Friedhelm Funkel, i cili në të kaluarën ishte trajner i Frankfurt dhe aty kishte punuar me futbollistin kosovar.
Futbollisti gjilanas kishte një nismë të bujshme të karrierës, duke luajtur me ekipin e parë të Frankfurt në elitën e futbollit gjerman, ndërsa ishte pjesë e përfaqësueses U-19 të Gjermanisë. Me Frankfurt, Toski ka kontratë deri në vitin 2011, por kjo nuk do të thotë se ai nuk do të largohet gjatë kësaj vere nga ky klub.