Dortmund e Odense, insistojnë për Kadrin

Bashkim Kadri ishte emër i shumëfolur i afatit kalimtar të dimrit. Përkundër interesimit të Borussia Dortmund dhe Odense, mesfushori shqiptar qëndroi te klubi nga Liga e Tretë daneze, Copenaghen, ku kishte vend të sigurt dhe ku vazhdoi të zhvillohej dhe të impresiononte me paraqitjet e tij.
Mirëpo, Dortmund dhe Odense nuk janë dorëzuar ende. Klubi gjerman dhe ai danez do të mundohen që ta bëjnë të vetin kartonin e 18 vjeçarit gjatë verës. “Dortmund e ndjek ende, ndërsa edhe Odense është e interesuar. Por, ka edhe klube të tjera daneze dhe të huaja që kanë shfaqur interes për talentin”, ka thënë menaxheri i futbollistit, Frank Nielsen për ueb faqen daneze tipsbladet.dk.
Kadri ka realizuar 16 gola këtë sezon me ekipin e tij Copenaghen, derisa vlera e tij po rritet dita ditës.
“Klubi e ka të drejtën 100 për qind për të vendosur nëse do ta shesë apo jo. Ne gjithmonë kemi qenë objektiv, për faktin se duhet ta shesim gjithsesi këtë verë. Por, ne konsiderojmë se nuk është momenti i duhur tashti, sepse kemi ende kohë për t’u inkuadruar në Ligën e Parë daneze, ndërsa situata mund të jetë komplet ndryshe”, theksoi drejtori sportiv i Kopenhagen, Henry Engelbert.
Sipas tij, Kadri ka pasur një paraqitje të shkëlqyeshme me U19 të Danimarkës, ku u ka rënë në sy shumë klubeve.
“Por, kemi kohë të mjaftueshme për ta kuptuar se cili është interesimi real i tyre dhe do të konsultohemi edhe me menaxherin. Do të ulemi që të bisedojmë në tavolinë, pasi ta zhvillojmë ndeshjen e fundit kundër Northwest FC të shtunën”, përfundoi Engel. Bashkim Kadri ka kontratë me ekipin Copenaghen deri në verën e vitit të ardhshëm.