Ëndërron Borussian

Fatmire Bajramaj ëndërron që një ditë të luajë te Borussia Monchengladbach. Futbollistja kosovare, e cila në karrierën e saj të bujshme fitoi shumë trofe - përfshirë këtu titullin e kampiones së botës dhe Evropës me Gjermaninë, Ligën e Kampionëve dhe Bundesligën me ekipin Turbine Potsdam - nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen t’i bashkohet ekipit të saj të zemrës.
Ajo kishte luajtur tek ekipi FSC Monchengladbach (1998-2004), ndërsa gjithmonë ka shpresuar që një ditë të luajë për ekipin tjetër të qytetit, Borussia Monchengladbach.
22 vjeçarja u është përgjigjur deklaratave të disa ditëve më parë, kur presidenti i Borussias, Rolf King dhe trajneri Kyle Berger e patën lavdëruar futbollisten kosovare dhe kishin thënë se do të bëjnë ç’është e mundur vetëm për ta rikthyer në shtëpi sulmuesen.
“Po, emri im është cituar disa herë për këtë. Natyrisht, do të ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme të luaj në këtë stadium të Monchengladbach në Bundesliga. Kjo do të ishte mjaft zbavitëse, me të vërtetë një ëndërr”, tha Bajramaj në një intervistë për tabloidin gjerman Bild.
Borussia aktualisht garon në Ligën Rajonale (Liga e Tretë gjermane) dhe gjendet në pozitën e dytë, vetëm një pikë që çon drejt Ligës së Dytë gjermane. Ky klub synon që vitin tjetër ta sigurojë një vend në elitën e futbollit gjerman. Ajo e ndjek me ëndje këtë ekip duke luajtur.
“Unë e përcjell edhe ekipin e femrave edhe të meshkujve. Unë jam një fanse totale e Borussias. Jeta ime ka ndryshuar si 16 vjeçare, kur kam filluar të luaj futboll në këtë qytet. Kur më premton koha, unë vij zakonisht te Borussia-Park”, vazhdoi ajo.
Bajramaj e vlerësoi si pozitiv sezonin e Borussias në konkurrencën e meshkujve, mbi të gjitha në përballjet me ekipet e forta.
Pas një viti të suksesshëm, ish futbollistja e FCR 2001 Duisburg po planifikon që ta përcjellë Botërorin 2010, i cili fillon pas tri ditësh.
“Nuk po më pritet derisa të fillojë. Tashmë jam totalisht e koncentruar te Botërori i meshkujve. Unë do ta shikoj çdo ndeshje të këtij kompeticioni, qoftë edhe kur të jem në pushime në Spanjë, Kosovë apo Mal të Zi”, vazhdoi ajo.
Përfaqësuesja gjermane e femrave nuk është edhe aq optimiste sa u përket gjasave të gjermanëve në Botërorin e Afrikës së Jugut. “Është e vështirë, duke e marrë parasysh se futbollistët ekspertë si Ballack e Frings nuk do të jenë prezentë. Turnin e parë natyrisht se do të kalojmë, por më pas çdo ndeshje do të jetë impresionuese”, ka përfunduar Bajramaj.