Boçi: 4 pyetje për hetimin e pasurisë së Ramës dhe partnerëve të tij
Pas akuzave ndaj deputetes Vokshi ka reaguar edhe një herë Partia Demokratike duke pyetjes kreun e PS-së Rama nëse është u gatshëm për ngritjen e një komisioni parlamentar për të hetuar pasurinë e deputetëve dhe partnerëve të Ramës. Deputeti Luçiano Boçi tha se duhet të Rama të flasë objektivisht për aferat e tij dhe miqësitë e tij. Sipas Boçit Rama duhet të tregojë pse thotë se është i pastrehë kur ka vite që është kryetar bashkie dhe kur qarkullon fjala se ai ka pasuri me vlerë miliarda lekë. Po ashtu PD i ka kërkuar Ramës të tregojë vlerën e pasurisë që ai ka transferuar në emër të partnerëve të tij. “Përgjatë këtij muaji Edvin Kristaq Rama, solli si risi politike nëpërmjet një rituali të vjetër, goditjen e partnerëve dhe të deputetëve të mazhorancës, me idenë dhe dëshirën qorre për të çorientuar opinionin publik. Në fakt, sot nuk jam këtu për ti dhënë përgjigje këtyre akuzave të pabaza, pasi zonja Vokshi ja tregoi saktë dhe me fakte konkrete, por jam këtu për t’i drejtuar Edvinit katër pyetje faktike: 1. A jeni ju zoti Rama i gatshëm që të ngremë një komision hetimor parlamentar për të hetuar pasuritë e partnerëve tuaj dhe deputetëve të majtë e të djathtë? 2. Përgjatë këtyre viteve ju keni pasur përreth shumë partnerë e deputetë me pasuri marramendëse të pajustifikuar, për të cilët nuk keni guxuar të thoni një fjalë të vetme. Kur do ju shohim të flisni një herë objektivisht në daljet e tuaja pa kriter, si Edvin i vërtetë, për këto afera? 3. Zoti Rama ju vetë, jeni tallur me shqiptarët, kur deklaroni se keni vetëm 3 mijë dollarë të kursyera dhe se jeni i pastrehë, ndërkohë që keni 12 vite si kryetar bashkie. Pse ju keni kaq frikë të deklaroni pasurinë tuaj e cila thuhet se i kalon miliardat, apo nuk mbani mend burimin? 4. Zoti Edvin Rama, cila është vlera e pasurisë suaj që ju e keni transferuar në emër të partnerëve tuaj, siç dhe e vërteton dokumenti që paraqiti Zonja Vokshi, ku me një urdhëresë tuajën, përfitoheshin pa pikën e mundit e të djersës dhe pa ligj, jo pak por 100 milion euro. Sa të tilla keni ekzekutuar me dhe pa letër zoti kryetar i Bashkisë? Këto janë pyetjet që ju drejtoj unë dhe të gjithë shqiptarët sot e prej shumë kohësh, të cilat presin përgjigje. Ju nuk mund të fshiheni duke shpifur dhe spekuluar”- përfundoi deklaratën e tij pwr shtyp, deputeti demokrat, Luçiano Boçi.
...