E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani: Edi Rama, afera korruptive me lejet e ndërtimit, do fitojë shuma marramendëse nga betonizimi i parkut të liqenit

“Siç kanë denoncuar edhe sot mediat e shkruara pas fakteve që publikoi deputetja Vokshi për korrupsionin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, nëpërmjet sekserit të tij zotit Lepuri, futet aksioner me hir apo me pahir në kompaninë e Vizion Construction me një shumë prej 20 % apo e kthyer në vlerë monetare me 100 milionë euro. Bëhet fjalë pikërisht për zonën në kodrat e Liqenit, ku në planin rregullues të zotit Rama në këtë zonë parashikohet ndërtimi i pallateve 26 deri në 30 kate. Pra, e vetmja hapësirë e gjelbër e mbetur në qytetin e Tiranës shndërrohet në një hapësirë të betonizuar. Kjo tregon më së miri dhe kjo fakton më së miri se zoti Rama jo vetëm që nuk ka vizion për qytetin e Tiranës por shikimi i tij është errësuar nga paratë që merr nga lejet e ndërtimit. Kjo fakton, siç e tregon dhe plani rregullues, pamja aktuale e zonës pa asnjë ndërtim, gjelbërim, pishina dhe lojëra për fëmijët e qytetit dhe plani që Rama ka për këtë zonë, pallate 30 katëshe, duke i marrë përfundimisht frymëmarrjen qytetit të Tiranës. Kjo tregon se zoti Rama e ka kthyer kryeqytetin në një qytet betoni dhe Partinë Socialiste në partinë e lepurit dhe lepujve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›