Boci Dokles Ke probleme me Cerrikun
Komisioni i Jashtem eshte kthyer dje ne nje arene debatesh mes mazhorances dhe opozites lidhur me pranine e ministrit te Jashtem gjate diskutimit ne parim te projektbuxhetit te vitit 2011. Replikat mes deputeteve te mazhorances dhe atyre te opozites kane perfunduar edhe ne fyerje personale. Pas kontestimeve te vazhdueshme te deputeteve socialiste Namik Dokle dhe Arta Dade per pranine e ministrit te Jashtem ka nderhyre kryetari i komisionit Fatos Beja i cili shpjegoi se ministri do te ishte i pranishem gjate diskutimit ne parim. Por Dokle duke permendur nenin 80 te rregullores e konsideroi te domosdoshme pranine e ministrit te linjes. Ne pergjigje te tij ka reaguar deputeti demokrat Luciano Boci i cili akuzoi opoziten se krijonte artifica te kota. Ai i kujtoi madje Dokles vitin 1997 dhe Masakren e Cerrikut. E di mire Cerrikun. E kemi afer. Ke shume probleme atje ne Cerrik. Po ate mbledhjen ku ke perplasur doren ne tavoline me perfaqesuesit e Komitetit te Shpetimit se ndoshta keta te tjeret nuk e dine - tha ai. Ligjvenesi Dokle e konsideroi te marre ate ndersa theksoi se ne vitin 1997 ka qene deputet ne Kukes ku ka fituar mbi 87 per qind te votave. Replikat mes ligjvenesve te mazhorances dhe opozites kane vijuar permbi nje ore dhe ne fund eshte shtyre mbledhja per nje moment te dyte kur te jete i pranishem edhe ministri i Jashtem. Debati per projektbuxhetin ka vijuar edhe ne Komisionin e Integrimit ku perseri opozita kerkonte pranine e ministres.