Boci Rama perdor skeme mafioze ne dhenien e lejeve te ndertimit
Perfaqesuesit e Partise Demokratike kane vazhduar edhe gjate dites se djeshme me akuzat kunder kryetarit te Bashkise se Tiranes Edi Rama per korrupsion me lejet e ndertimit. Deputeti i PD-se Luciano Boci gjate nje deklarate per shtyp e cilesoi skeme mafioze ate qe perdor Rama per dhenien e lejeve te ndertimit ne kryeqytet.
Edvin Rama apo kapoja i bllokmeneve te rinj eshte kapur mat pas publikimit te kontrates ku Lepuri i tij ka emer mbiemer dhe firme ne prerjen e gjobes prej 20 perqindesh ne kembim te projektit qe Edvin Rama do te bente te Diga. Mr. 20 perqindeshi ky kryestrumbullar i korrupsionit ne Shqiperi dhe ne Ballkan nuk mjaftohet me me 20 perqindeshin e pallateve 8 apo 12-kateshe qe ka marre ne 12 vjet. Sa me shume kate aq me i madh eshte 20 perqindeshi. Prandaj Mr. 20 perqindeshi tani zhvillon projekte me kulla 35-kateshe. Me keto kulla 20 i Lepurit te tij tani eshte baras me 100 milione euro vetem nga nje investitor. Por per te shtuar edhe me tej pasurimin e tij e ka cuar ne 4 mije numrin e apartamenteve apo ne gjysme milioni m2 ndertim. Keshtu 20 perqindeshi qe merr me Lepurin e tij tani eshte baras me 100 mije m2 ndertim. Kjo eshte skema mafioze e 12 viteve te Bashkise se Edvin Lepurit. Kjo eshte skema fatale e Kapos se bllokmeneve te rinj - eshte shprehur deputeti demokrat Boci.
12 Shtator 2010