Berisha ne Kukes Opozita eshte kunder liberalizimit te vizave
Kryeministri Berisha mori pjese dje ne inaugurimin e konviktit te shkollave te mesme ne Kukes. Gjate fjales se mbajtur ne kete ceremoni Berisha deklaroi se opozita eshte kunder liberalizimit te vizave ndersa beri te ditur se shume shpejt shqiptaret do te mund te levizin te lire neper Europe fale reformave te ndermarra nga qeveria. Keto arritje tmerrojne nje grusht zemerligjsh te cilet mbi mashtrimit trillimin shpifjet duan te ndertojne karrieren e tyre. Keta shoke dhe zoterinj te cilet nga mengjesi deri ne darke vetem shpifin trillojne dhe mashtrojne te cilet nga mengjesi deri ne darke vetem akuzojne dhe tregojne me gisht nuk jane te afte tju thone asgje tjeter. Ata nuk mund tju ofrojne asgje. Lejet e ndertimit i ndajne me njeri - tjetrin. Keta shoke dhe zoterinj te cilet perpiqen te perbaltin cdo arritje tuajen te cilet perpiqen te nxijne sa munden cdo dite realitetin shqiptar te cilet cojne mesazhe poshte e perpjete se heqja e vizave do tju sjelle ne kryeqytetet tuaja 1 milion shqiptare. Keta jane e shkuara. Keta nuk kane te ardhme. Keta shoke dhe zoterinj njelloj si eterit e tyre mohojne nxijne cdo gje qe u kercenon pushtetin. Mohojne nxijne cdo gje qe u shkon qytetareve sepse per ta e gezuar e pasur e zhvilluar duhet te jete vetem nomenklatura. Keto skema kane marre fund - eshte shprehur Berisha. Me tej kryeministri duke iu referuar investimit te bere me vlere 820 milione leke u shpreh se ndertimi i ketij konvikti eshte pjese e projektit qe qeveria ka nisur 3 vjet me pare per ndertimin e nje zinxhiri konviktesh ne te gjitha qytetet e zones verilindore dhe juglindore te vendit dhe se ky projekt ka bere te mundur qe femijet e zonave me te thella kudo ku ndodhen dhe qe kane deshire te ndjekin shkollat e mesme te kene mundesi ti ndjekin ato. Duke u ndalur te perqindja e larte qe eshte shenuar kete vit persa i perket regjistrimit te nxenesve ne shkollat e mesme 91 dhe te larta 70 kryeministri u shpreh se kjo arritje do te beje qe shqiptaret te jene nje prej kombeve me te shkolluara ne Europe nje komb i lire dhe qe ndertojne te ardhmen e tyre mbi dijen progresin shkencen. Berisha gjithashtu premtoi rritjen e investimeve ne qytetin e Kukesit ne te ardhmen. Perpjekjet e perbashketa qe ne kemi bere do te ndryshojne fuqishem Kukesin dhe Shqiperine. Keto ndryshime kane bere jehone dhe kane rrezatuar ne mbare boten. Ndaj Kukesi dhe Shqiperia klasifikohen ne vendin e 57-te per cilesine e mire te jeteses. Klima e biznesit eshte teresisht e ndryshuar. Keto arritje gezojne cdo qytetar te ketij vendi keto arritje japin shprese dhe besim se arritje te tjera do te jene me te shpejta dhe me te medha - eshte shprehur kreu i qeverise.
12 Shtator 2010