E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakenaqesite PD-ja vazhdon te mbaje pezull dekretet e Topit



Megjithese ka rreth nje jave qe presidenti Topi ka depozituar ne Kuvend dekretet per anetare te Gjykates Kushtetuese maxhoranca nuk ka nisur ende proceduren e shqyrtimit te kandidaturave ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve. Duket se akuzat e forta te hedhura ndaj kreut te shtetit ne fund te muajit korrik per shkelje te afateve kushtetuese per te plotesuar vendet vakante ne Gjykaten Kushtetuese kane pasur si qellim denigrimin e figures se Presidentit. Kjo duket qarte ne faktin se pavaresisht se kandidaturat jane dekretuar pertej afateve vete maxhoranca nuk ka ndermarre asnje nisme per shqyrtimin e tyre dhe per te plotesuar sa me pare postet e mbetura bosh ne Gjykaten Kushtetuese. Nderkohe qe procedura e shqyrtimit pritet te zgjase per shkak te zhvillimit te seancave degjimore me kandidatet e perzgjedhur nga Presidenti ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve. Nga ana tjeter mesohet se arsyeja pse PD-ja po mban pezull dekretet e Topit eshte se ka pakenaqesi ne perzgjedhjen e kandidaturave.
Shqyrtimi
Burimet kane bere te ditur se nje nga kater kandidaturat e dekretuara nga Presidenti nuk gezon mbeshtetjen e PD-se. Sipas tyre pritet qe deputetet e PD-se te shfaqin rezerva per ish-anetarin e Gjykates se Larte Artan Hoxha. Ky i fundit eshte paraqitur njehere ne Kuvend ne vitin 2007 per postin e anetarit te Gjykates Kushtetuese si i perzgjedhur nga ish-presidenti Moisiu. Ne ate kohe maxhoranca e rrezoi kete kandidature duke pretenduar se Hoxha mbante mandatin e anetarit te Gjykates se Larte dhe kandidimi per nje tjeter post krijonte probleme kushtetuese. Pavaresisht insistimit te deputeteve te Partise Socialiste per ti lene mundesi kandidatit Hoxha te terhiqej nga mandati i tij ne Gjykaten e Larte PD-ja nuk pranoi dhe preferoi ta rrezoje kete kandidature. Ende nuk eshte e qarte cfare do te ndodhe ne ditet e ardhshme nese pas dy vitesh PD-ja do te pranoje ta emeroje Hoxhen ne Gjykaten Kushtetuese. Nga ana tjeter eshte zyrtarisht i paqarte qendrimi i demokrateve per kandidaturat e Edlira Jorgaqit dhe Ardian Lekes. Kandidatja Edlira Jorgaqi ka qene pjese e Ministrise se Drejtesise dhe Prokurorise se Pergjithshme ndersa Leka eshte avokat prej shume vitesh ne vend. Nga ana tjeter gjasat jane pozitive qe maxhoranca te pranoje emrin e Fatmir Hoxhes i cili deri vone ka mbajtur pozicionin e kryetarit te Gjykates se Apelit ne Shkoder.
Akuzat
Ne fund te muajit korrik deputetet e PD-se ndermoren nje fushate akuzash kunder presidentit Topi duke e akuzuar ate per shkelje te Kushtetutes. Deputeti i PD-se Eduard Halimi e ka akuzuar presidentin Topi se ka shkelur afatet kushtetuese ne lidhje me mosdekretimin e kryetarit te Gjykates Kushtetuese mandati i te cilit ka perfunduar ne muajin qershor. Sipas Halimit ky eshte nje rast i paprecedent i shkeljes se Kushtetutes. Me tej ne emer te Komisionit te Ligjeve Halimi i kerkoi Presidentit te dekretonte sa me pare kryetarin e Gjykates Kushtetuese te institucionit qe eshte garant i Kushtetutes dhe njekohesisht kerkoi thirrjen urgjente te Parlamentit per te bere emerimin e tij. Fill pas akuzave te PD-se ka reaguar keshilltari ligjor i Presidentit Spiro Peci i cili i cilesoi akuzat e PD-se te paverteta dhe qe behen per te larguar vemendjen nga politika e dites. Peci argumentoi se ne baze te Kushtetutes zgjedhja e kryetarit te Gjykates Kushtetuese duhet bere nga radhet e anetareve te kesaj gjykate por kater prej 9 anetareve u ka perfunduar mandati. Pra me pare duhet te zgjidhen kater anetaret te cileve u ka perfunduar mandati dhe me pas te zgjidhet kryetari i Gjykates. Me tej Peci tha se ne kete veprim nuk ka shkelje te Kushtetutes per shkak se Gjykata vazhdon te funksionoje dhe se funksioni i kryetarit te Gjykates eshte i njejte me ate te anetareve.

Dekretet
Presidenti Bamir Topi plotesoi dy dite me pare vakuumin e krijuar ne Gjykaten Kushtetuese. Kreu i shtetit ka dekretuar kater anetaret e rinj te institucionit te cilet jane Fatmir Hoxha Ardian Leka Artan Hoxha dhe Edlira Jorgaqi. Pas zgjedhjes se kesaj procedure Kushtetuesja ne bashkepunim me kreun e shtetit dhe me miratimin e Kuvendit do te zgjedhe kreun e ri te ketij institucioni. Artan Hoxha deri ne vitin 2008 ka mbajtur pozicionin e anetarit te Gjykates se Larte. Edlira Jorgaqi vitet e fundit ka punuar ne Ministrine e Drejtesise por edhe ne Prokurorine e Pergjithshme si drejtoreshe e studimeve. Ardian Leka eshte avokat me profesion ndersa Fatmir Hoxha deri vone ka mbajtur pozicionin e kryetarit te Gjykates se Apelit ne Shkoder. Kreu i shtetit ka mbajtur fjalen e dhene nepermjet keshilltarit ligjor Spiro Peci se dekretet per Gjykaten Kushtetuese do te shpallen ne fillim te muajit shtator.

12 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›