E Diel, 1 Nëntor 2026

Termeti ne Korce 5 shtepi te demtuara

Nje dite pas termetit qe ka perfshire zonen e Korces te pakten pese banesa ne fshatin Baban ku eshte regjistruar epiqendra e termetit jane prekur nga demtimet dhe plasaritjet ne mure.

Shtepite kane pesuar carje te lehta ndersa per shkak te ndertimeve te vjetra ne zone nje pjese e mureve rrethuese kane pesuar shembje te pjesshme. Banoret tregojne se termeti eshte ndier fuqishem duke i vene ne panik ndersa demtimet ne banesa kane qene kryesisht ne mure si pasoje e lekundjes se forte te shkaktuar nga termeti. Pas termetit komuna ka vendosur te ngreje nje grup pune per vleresimin e demeve.

Sipas kryetarit te keshillit te komunes Neki Myskollari jane disa familje te prekura per te duhet te nise vleresimi i demeve ne banesa. Termeti qe ka prekur zonen eshte regjistruar me nje magnitude 4.4 balle por paraprakisht nuk jane raportuar deme si pasoje e lekundjeve. Kane qene banoret e zones qe kane njoftuar komunen per plasaritjen e mureve ne vendin e epiqendres se ketij termeti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›