Bode: Adoptimi i euros, proces i gjatë

Ministri i Financave, Ridvan Bode del kundër kryeministrit Sali Berisha duke theksuar në parlament gjatë miratimit të ndryshimeve në buxhet se zëvendësimi i monedhës vendase, lekut me euron është një proces i gjatë. Ndryshe nga kryeministri Berisha, Bode e sheh euron si një të ardhme të larget që do të shkoje paralel me integrimin e vendit në BE, por sipas tij qytetarët shqiptarë duhet të besojne tek leku, i cili është monedha më e fortë në treg. Sipas Bodes, ekonomia shqiptare ka ritmet e rritjes më të lartat në Europë.
Ndryshimet në buxhetin e vitit 2009-të morën 72 vota pro dhe vetëm një kundër, ato parashikojne rialokimin e 28 miliardë lekëve , 12 miliardë prej të cilave do të investohen në infrastrukturë.
Ndryshimet në buxhetin e vitit 2009-të morën 72 vota pro dhe vetëm një kundër, ato parashikojne rialokimin e 28 miliardë lekëve , 12 miliardë prej të cilave do të investohen në infrastrukturë.