E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin sot ndeshjet e javës së pestë të Kampionatit italian

Kampionati italian i futbollit do të vijojë sot në mbrëmje me ndeshjet e javës së pestë. Fërshëllima e parë për të gjitha sfidat do të jetë në ora 20:45 me 4 sfida që do të transmetohen direkt në Supersport. Juventus dhe Genoa janë skuadrat e vetme që do të luajnë nesër sfidën mes tyre. Sytë e të gjithëve pritet të jenë në takimin e “San Siro”, Inter – Napoli. Skuadra vendase do të jetë pa trajnerin Murinho i ndëshkuar nga komisoni i disiplinës. Inter ka patur vetëm një ndalesë këtë kampionat, barazimi me Bari në javën e parë ndërsa Napolit nuk po i shkojnë gjërat dhe aq mirë. 4 pikë në 4 ndeshje dhe në San Siro nuk fitojnë prej 15 vjetësh. Milan do të jetë në Udine dhe grupin e grumbulluar është rikthyer Ronaldinho, i cili e ka kaluar gjendjen gripale por me shumë mundësi nuk do të jetë në fushë. Takimi që pritet një duel i ashpër sportiv është ai mes Fiorentina dhe Sampdoria kryesuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›