Guvernatori Fullani- agjentëve ekonomikë: Lëreni Lekun të qetë. Monedhë e qëndrueshme
TIRANË- Një tjetër thirrje për të besuar ndaj monedhës vendase ka ardhur sot nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Gjatë një konference për mediat, Fullani u ka bërë apel agjentëve ekonomikë që të mos ushtrojnë presione në kursin e këmbimit dhe ta lënë lekut të ndikohet vetëm nga kërkesë-oferta e tregut.
"Agjentët të gjykojnë me ftohtësi mbi përfitimet e monedhës shqiptare. Leku për Shqipërinë ka qenë, është dhe do të mbetet një monedhë e suksesshme. Është monedha që shërben si spirancë për alternativat tona evropiane, aty e kemi zgjidhur suksesin afatgjatë"- tha Fullani, duke treguar se në 17 vite monedha vendase ka ditur të përballojë gjithë problemet.
Deklarata vjen fill pas asaj të kreut të Financave, Bode për të besuar te Leku. Po sot, euro arrin shifrën rekord të këmbimit kundrejt Lekut.