E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Aplikoni Per t'u pajisur me karta identiteti

Sekretari i Pergjithshem i PD, qe nga qyteti i Korces u ka bere thirrje te gjithe banoreve qe nuk jane pajisur me karte identiteti, te aplikojne per t'u pajisur me kete dokument, qe asnjerit te mos i humbase e drejta per te votuar. Njeheresh ai i ka kerkuar dhe opozites qe te inkurajoje anetaret dhe simpatizantet e saj, per t'u pajisur me karta identiteti. Nderkohe, duke iu referuar shifrave te personave qe kane aplikuar per leternjoftimet elektronike ne qytetin e Korces, Bode i ka kerkuar autoriteteve te bashkise qe te shmange burokracite dhe pengesat artificiale. "Ne bashkine e Korces kane qene 53 mije persona, qe nuk kane pasaporta per jashte shtetit. Sipas te dhenave te fundit, mbi 43 mije persona kane aplikuar per t'u pajisur me leternjoftim. Kane mbetur 10 mije persona, disa prej tyre i perkasin kodit 999, qe do te thote se jane larguar per jashte vendit, para pajisjes me pasaporten e vlefshme per jashte vendit", tha Bode. D. Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›