Olldashi: Me te rinjte, do te rikonfirmojme mandatin e ri
Ministri i Transporteve, njekohesisht kandidati i pare i PD ne Qarkun e Fierit, Sokol Olldashi mori pjese dje ne anetaresimin ne PD te te rinjve, te komunes Cakran ne Lushnje. Sipas tij, prania e te rinjve ne PD eshte nje shenje pozitive ne kuader te frymes se re qe merr partia. "Nuk ka aktivitet me te mire, sesa anetaresimi i njerezve ne Partine Demokratike, shtimi i radheve te kesaj partie, zgjerimi i saj me njerez te rinj qe sjellin fryme te re, qe kane kontribute per te dhene dhe qe te gjithe se bashku te konfirmojme mandatin e dyte te PD ne 28 qershor", deklaroi Olldashi. Sipas tij, mazhoranca e djathte ka bere ndryshime rrenjesore ne te gjithe vendin dhe eshte e gatshme, per t'i vazhduar ato.