E Diel, 1 Nëntor 2026

Bode Bashkite abuzojne me fondet dhe rrisin pagat

12/11/2010Reagimi i kreut te Financave pas protestes. Kompensimi i kasave fond nga qeveria

Kreu i Financave Ridvan Bode ka fajesuar dje pushtetin vendor per shperdorim te fondeve. Duke reaguar ndaj protestes se djeshme perfaqesuesve vendore te majte Bode theksoi se bashkite dhe komunat kane ulur performancen e mbledhjes se taksave dhe kane rritur ndjeshem shpenzimet per pagat. Ne buxhetin e vitit 2011 shuma qe destinohet nga qeveria qendrore per ta shperndare ne pushtetin vendor pa llogaritur taksat vendore eshte 35 miliarde leke.

Kritikat

Bashkite sipas ministrit Bode kane abuzuar me fondet dhe me shqetesuese situata eshte ne Bashkine e Tiranes. Kemi te bejme me nje perdorim joeficent te fondeve te bashkive dhe komunave nga ana e njesive te qeverisjes vendore rritjen e mases qe destinohet per punesime paga dhe te tjera dhe pakesimin e pjeses se shpenzimeve qe duhet te destinohet per sherbimet e qytetareve sherbimet publike qe ofrojne njesite lokale dhe per investime publike. Nese buxheti qendror ka vetem 8 per qind te tij fond page buxheti bashkiak kishte 35-40 per qind te buxhetit te tyre fond page - tha Bode. Sipas tij bashkia ose komuna paguan per cdo qytetar 7 600 leke nga 5 100 leke qe ka qene ne 2005. Investimet nga 4 300 leke per banor ne vitin 2005 ne vitin 2009 jane 3 300 leke investime per banor. Ndersa kostoja per nje qytetar ne Bashkine e Tiranes eshte 8 300 leke.

Kompensimi i kasave fiskale

Ministri Bode shpjegoi se rimbursimi i kasave fiskale do te behet nepermjet nje fondi te posacem nga qeveria qe nuk prek llogarite e bashkive dhe komunave. Pas shqetesimit te ngritur prej tyre per zbritjen nga taksat lokale te vleres se pajisjeve fiskale e kemi deklaruar se do te paguhen nga buxheti qendror. Edhe pse Bashkia e Tiranes manipuloi me te drejten e vendosjes se pajisjeve fiskale kjo mase do te kthehet ne nje benefit te dukshem per vete bashkite dhe komunat te cilat kane dhe 85 per qind te bizneseve ne Shqiperi si pjese funksionimi te tyre. Matja e sakte e xhirove te tyre do te krijoje nje transparence me te mire ne treg do te ule korrupsionin e tatimoreve bashkiake dhe do te rrise te ardhurat e tyre - tha Bode. Fondi per kasat fiskale arrin ne 2.3 miliarde leke dhe do te perdoret per kompensimin e te gjithe bizneseve qe blejne aparatin mates te xhiros brenda dates 28 shkurt te vitit te ardhshem.

Ekonomi 11 nentor 2010

Taksat vendore

Sipas ministrit te Financave ne vitin 2005 te ardhurat nga taksat vendore kane qene 9.6 miliarde leke dhe zinin 54.5 per qind te buxheteve vendore. Kurse grantet e qeverise vendore kane qene 7.98 miliarde leke dhe zinin 45.5 per qind te buxheteve vendore. Ne vitin 2009 te ardhurat nga taksat zene vetem 36 per qind te buxheteve vendore dhe qeveria qendrore transferon 64 per qind te buxheteve. Pra nje permbysje totale dhe nje rritje e peshes e pajustifikuar - tha Bode. Pagat ne pushtetin vendor zinin 5 miliarde e 99 milione leke ndersa ne buxhetin e 2009-es zene 9 miliarde e 735 milione leke. Pra kemi nje rritje gati dyfish sepse eshte rritur me mbi dy here numri i administrates vendore. Nga 9 100 punonjes ne vitin 2005 ne 19 800 ne fund te vitit 2009. Sot numri eshte edhe me i larte - tha Bode. Ne Bashkine e Tiranes 32 e buxhetit shpenzohet per pagat e personelit 37 per shpenzime korrente dhe 31 per investime.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›