E Diel, 1 Nëntor 2026

AMC hap dyqanet me strukture dhe pervoje te re konsumatori



AMC paraqiti dje konceptin e ri te dyqaneve te saj. Rimodelimi filloi ne dyqanin kryesor te AMC ne qender te Tiranes per te vazhduar me pas ne dyqane te tjere ne vend. Pamja e re e dyqanit u zbulua zyrtarisht gjate ceremonise se rastit. Ne kete ngjarje moren pjese drejtues te larte te grupeve COSMOTE dhe DEUTSCHE TELECOM si dhe partnere te AMC nga shtete te ndryshme. Ne dyqanin e rimodeluar produktet dhe sherbimet e telekomunikacionit jane ekspozuar ne menyre te tille qe ti japin pergjigje te menjehershme jetes dinamike te konsumatoreve. Qasja e hapur dhe pa pengesa kundrejt klienteve sherbimi i personalizuar dhe aksesi i drejtperdrejte ne produktet e reja u ofrojne abonenteve nje pervoje unike. I pari qe hyri ne dyqanin e rimodeluar ishte Menaxheri i Shitjeve per abonentet Consumer i AMC zoti Christos Makrypoulias. Ai tha se struktura e re eliminon pengesat mes konsumatorit dhe punonjesve te dyqanit. Keshtu abonentit i lihet hapesire per nje pjesemarrje aktive gjate kohes qe ndodhet ne dyqan. Dyqani AMC do te jete pika ku bashkohen produktet e sherbimet inovative me pervojen e pakrahasueshme te klientit si dhe nje tjeter menyre komunikimi ndermjet kompanise dhe abonenteve. Qasja e re dhe hapesirat per sherbim te diferencuar konfirmojne pozicionimin e AMC si nje kompani inovative me abonentin ne qender. Rrjeti i saj i dyqaneve pervecse me i madhi ne vend tashme eshte edhe me miqesori. Pamja dhe pervoja e re e konsumatorit do te shtrihen se shpejti edhe ne dyqane te tjera AMC per tu sherbyer abonenteve kudo qe ndodhen.

12 Nentor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›