E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raiffeisen Penions nis punen kompania e re e pensioneve private



Raiffeisen Penions ka njoftuar dje hapjen e kompanise se pare qe eshte ri-licencuar nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare ne baze te kerkesave te ligjit te ri. Nje ligj i ri per kolonen e trete u aprovua nga Parlamenti Shqiptar ne 10 dhjetor 2009. Ky ligj eshte ne perputhje me direktivat Evropiane me standardet e Organizates Nderkombetare te Mbikeqyrjes se Pensioneve dhe me udhezimet e Bankes Boterore. Ne jemi shume te gezuar qe jemi te paret dhe une do te deshiroja te theksoja qe ne do te bejme gjithcka me te gjitha forcat tona per te zhvilluar kete treg dhe per te ofruar sherbimet me te mira ne tregjet e tjera perendimore. Ky eshte hapi i pare real drejt liberalizimit te tregut te pensioneve private dhe ne i mirepresim keto masa- tha z. Christian Canacaris Drejtor i Pergjithshem i Raiffeisen Bank ne Shqiperi. Objekti i aktivitetit te Raiffeisen Pensions eshte te menaxhoje sic duhet fondet e pensioneve ne menyre qe te siguroje pensione private suplementare per individet gjate periudhes se moshes se trete. Vec kesaj punedhenesit gjithashtu mund te japin kontribute ne emer te punonjesve te tyre. Ne jemi shume te emocionuar qe po marrim licencen e re ne perputhje me kerkesat e ligjit te ri. Ne do te punojme fort per te plotesuar nevojat financiare dhe sociale per te ardhura te mjaftueshme ne kohen e pensionit dhe per te qene lider i tregut ne vendosjen e standardeve te larta e te reja ne industrine e pensioneve ne Shqiperi- tha Drejtoresha Ekzekutive e Raiffeisen Pensions Majlinda Gjata. Kjo kompani ofron alternativa te reja kursimi dhe siguron te ardhura per periudhen e pensionit. Ajo ofron 1 Mundesi per te perfituar nje norme te mire kthimi nga kursimet periodike te vogla dhe te rregullta 2 Klienti/anetari vazhdon te perfitoje interes gjate periudhes se tij te pensionit 3 Kursimet ne skemen e pensionit privat jane te trashegueshme dhe te transferueshme 4 Cdo klient ka te drejten te marre pagesen e vleres neto te asetit ne llogarine e tij ne total ose ne pagesa periodike 5 vjet perpara periudhes se daljes ne pension nga sistemi i pensionit publik. Raiffeisen Pensions eshte kompania e pare ne treg qe merr kete licence.

12 Nentor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›