E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode-Berisha debat per taksat e makinave

TIRAN- Ndryshimet e miratuara me pak se nje vit me pare ne sistemin e taksave per makinat kane bllokuar shitjet e automjeteve te perdorura nga njera ane dhe kane ulur te ardhurat ne buxhetin e shtetit nga ana tjeter.


Perballe kesaj situate kur te ardhurat nga taksa nga shitja e makinave te perdorura kane shenuar ulje qeveria ka menduar te gjeje nje zgjidhje te shpejte duke ndryshuar formen e taksimit. Aktualisht nuk ka asnje gje konkrete por gjate dites se djeshme Kryeministri Berisha ngarkoi Ministrine e Financave dhe ate te Transporteve qe punojne per gjetjen e moduleve te ri te taksimit.


Por gjate dhenies se detyrave Berisha hasi ne kundershtimin e Ministrit Bode i cili i rikujtoi shefit te tij se forma aktuale e taksimit perfshihet ne direktivat e Komisionit Europian dhe ka te beje edhe me ruajtjen e ambientit. Ne repliken e tij Bode paralajmeroi se heqja e kesaj takse do ta kthente vendin ne nje varreze te makinave te perdorura.


Paraprakisht nje nder variantet e mundshme eshte taksimi i automjetit ne varesi te amortizimit dhe nivelit te gazrave qe ai emeton. Te dyja keto si amortizimi dhe matja e nivelit te gazrave perllogariten gjate kryerjes se kontrollit teknik ose sic quhet ndryshe koalidimit.


Ky variant gjen nje mbeshtetje te gjere edhe tek ekspertet duke u konsideruar si nje nder me objektivet ne percaktimin e takses. Ky variant taksimi eshte mbeshtetur edhe gjate shqyrtimit nga Komisioni i Ekonomise te ndryshimeve ligjore qe kishin te benin me taksat e makinave ne pranveren e vitit te kaluar.


Qe prej gjysmes se dyte te Korrikut 2010 taksimi i makinave te perdorura ka qene i lidhur direkt me madhesine e motorit vjetersine e makines si dhe llojin e karburantit qe ajo perdor. Koeficienti fiks per cdo vit perdorimi per autoveturat eshte 0.5 ndersa taksa fikse per karburantin parashikohet te jete 20 leke per automjetet qe punojne me benzine dhe 25 leke per ato me nafte. Formula e perllogaritjes eshte e tille Vjetersi X 0.5 X fuqi motorike X 20 leke benzine 25 leke nafte. Kjo formule rriste ndjeshem taksen qe duhej paguar ne momentin e hyrjes se automjetit ne vend.


Keshtu pershembull nese dikush do te marre nje automjet te vitit 1998 me fuqi motorike 2 000 kubike me nafte duhet te paguaje 300 mije leke takse. Perpos kesaj ajo qe ka ndaluar shitjen e automjeteve te perdorura gjate kesaj periudhe ka te beje me taksen qe aplikohet ne kete rast. Keshtu perpos takses qe paguan ne dogane pronari i nje makine duhet te paguaje perseri kur e shet ate. Taksa qe paguhet ne kete rast eshte diferenca midis takses se perllogaritur ne momentin e shitjes dhe asaj qe eshte paguar kur ai ka hyre ne vend.


Ne keto kushte ata qe kane shitur makinat pas hyrjes ne fuqi te sistemit te ri te taksave ne Korrik 2010 me se shumti kane perdorur akt perdorimet per tiu shmagur detyrimeve. Po ashtu taksimi i shitjes rriti ne menyre artificiale cmimet e makinave ne treg pasi krahas cmimit normal shitesit perfshine ne cmim edhe taksen qe ata duhet te paguanin. Duke pare te gjithe keto tregues duket se qeveria ka menduar nje tjeter zgjidhje per taksimin e automjeteve.


Per momentin nuk ka asnje grup qe te punoje per gjetjen e nje formati te ri te taksimit te makinave te perdorura gje e cila do te clironte edhe tregun. Mesohet se tani per tani ekspertet e Ministrise se Financave jane duke u marre me hartimin e nje drafti per tarifat bankare nisme kjo e publikuar disa jave me pare nga qeveria.

Gjate dhenies se detyrave Berisha hasi ne kundershtimin e Ministrit Bode i cili i rikujtoi shefit te tij se forma aktuale e taksimit perfshihet ne direktivat e Komisionit Europian dhe ka te beje edhe me ruajtjen e ambientit. Ne repliken e tij Bode paralajmeroi se heqja e kesaj takse do ta kthente vendin ne nje varreze te makinave te perdorura.


Thenie

Berisha Taksa e makinave te perdorura duhet te shqyrtohet sepse ajo faktikisht ka bllokuar tregun e tyre brenda vendit. Pra duhet te behet nje rishqyrtim i qendrimit. Sepse nese dikush e ka makinen dhe do te bleje nje te re ai nuk e shet dot pra e dekurajojme.


Bode Kjo takse eshte nje alternative e detyrueshme dhe detyrim nga BE po e hoqem do kthehemi ku ishim dhe do te boshatisen varrezat e makinave


Formula si perllogaritet taksa aktualisht

Automjetetet

Vjetersi X 0.5 X fuqi motorike X 20 leke benzine 25 leke nafte

Mjetet e tjera

Vjetersi X 0.25 X fuqi motorike X 20 leke benzine 25 leke nafte


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›