KZAZ zyrtarisht pa te majtet

KQZ miraton zevendesimin e anetareve te majte te KZAZ-ve me komisionere te pavarur por nje pjese e tyre rezultojne pjesemarres edhe ne zgjedhje te shkuara si komisionere te PD
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi vetem me votat e djathta konstituimin e Komisioneve Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve duke i zevendesuar komisioneret e majte me ata te djathte.
Ne mungese te anetareve te majte KQZ perzgjidhi 66 anetare te rinj per te bere te mundur vendimmarrjen e KZAZ-ve duke shmangur ne kete menyre opoziten nga cdo lloj mundesie per te bllokuar procesin edhe ne rastet kur do te kete problem.
Nepermjet emerimit te anetareve te rinj Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste per Integrim kane marre ne dore te gjitha KZAZ-te duke pasur fuqine e plote per te miratuar cdo vendim qe do te lidhet me zgjedhjet. Edhe nese opozita do te kerkoje qe te marre pjese tashme ajo do te jete ne minorance ne te gjitha KZAZ-te edhe pse Kodi percakton se PD kontrollon gjysmen e tyre ndersa opozita 33 KZAZ-te e tjera.
Por ajo qe le me shume dyshime lidhet me paanshmerine e komisionereve te cilet jane perzgjedhur nga anetaret e djathte ne KQZ cka te le te mendosh edhe per bindjet e te perzgjedhurve.
PD pushton KZAZ-te
Partia Demokratike i ka hequr te drejten opozites per te pasur shumicen ne gjysmen e KZAZ-ve ose sekretarin ne ato komisione ku PS eshte ne minorace. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi daten e ngritjes se Komisioneve Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve duke filluar nga dita e premte per Tiranen per te vijuar me pas me qytetet e tjera diten e shtune.
Anetaret e rinj te cilet zevendesuan ata socialiste jane perzgjedhur nga 127 te interesuar ku 33 juriste do te jene sekretare dhe 33 qytetare te tjere me arsim te larte si anetare te 4 te kesaj strukture.
Te premten KQZ i pajis me bazen materiale dhe deri me date 8 mars komisioni i nivelit te dyte duhet te ngreje grupet e regjistrimit te kandidateve te pavarur. Jemi vetem pese dite kohe duhet te ngrihen te 66 KZAZ dhe duhet te pakten te kemi nje fillim te trajnimit.
Do te emerojme prane te gjitha KZAZ-ve me numer tek nga 1 te 66 keta persona do te jene sekretare te KZAZ-ve. Nje vecanti qe do te jene dhe juriste - theksoi kryetari i KQZ-se Arben Ristani. Sipas Kodit Zgjedhor partite politike duhet te kishin paraqitur propozimet per komisionere brenda 24 janarit dhe KZAZ-te duhet te ishin ngritur brenda dates 7 shkurt 2011.
Por vetem dy subjektet e djathta te cilat kane te drejten per te paraqitur emrat per anetare i kane dorezuar ndersa dy partite opozitare kane bojkotuar kete pjese te procesit deri ne zgjedhjen e nje zgjidhjeje politike.
Problematike situata paraqitet edhe ne radhet e KQZ e cila funksionon vetem me kater anetare pasi tre anetaret e majte qe nga muaji dhjetor nuk kane marre pjese ne mbledhje. KQZ rrezikon qe te bllokohet nese tre anetaret e majte do te vazhdojne bojkotin pasi dhjete prej vendimeve qe lidhen me pergatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve miratohen vetem me shumice te cilesuar duke pershire edhe blerjen e fleteve te votimit apo miratimin e rezultateve.
Regjistrimi i kandidateve afati i fundit ne 8 mars
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve caktoi 8 marsin si afatin e fundit per kandidatet e pavarur per te dorezuar dokumentacionin e nevojshem. Proceduren qe behet ne KQZ per regjistrimin e partive ne rastin e kandidateve te pavarur ose qe mbeshteten nga zgjedhesit eshte i njejti afat 60 dite para ata duhet te regjistrojne komitetet nismetare dhe nga momenti qe ne po flasim jane rreth 5 dite diference.
Duhet levizur me shpejtesi se duhen instruktuar dhe trajtuar se data 8 eshte afati i fundit ku zgjedhesit qe do te kandidojne duhet te plotesojne detyrimet ligjore - tha anetari i KQZ-se Klement Zguro.
KQZ miratoi modelet e 4 fleteve me te cilat do te votohet ne zgjedhjet vendore te 8 majit. E verdha ne format A4 do te jete per kandidatet per kryebashkiake jeshilja A3 per keshilltaret e bashkise ne te cilen nuk do te shenohet koalicioni por vetem partite. Ndersa fletet me ngjyre roze dhe gri do te perdoren vetem ne Tirane ku votohet dhe per 11 minibashkite.
Raportet vjetore te henen tek ligjet
Javen e ardhshme do te nise shqyrtimi i raporteve te institucioneve te pavarura per veprimtarine gjate vitit te kaluar
Komisioni i Ligjeve do te filloje javen e ardhshme shqyrtimin e raporteve te paraqitura nga komisionet e pavarura. Pjesa me e madhe e raporteve paraqisnin nje situate teper shqetesuese per gjendjen ne vend.
Avokati i Popullit leshon alarmin se ne dhomat e paraburgimit vazhdojne torturat ndersa ne raportin e Prokurorise se Pergjithshme shifrat e kriminalitetit ishin alarmante. Nderkohe Komisioni per eshtjet Ligjore miratoi edhe dy marreveshje te rendesishme.
E para lidhet me Marreveshje ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise perfaqesuar nga Ministria e Financave dhe Qeverise se Republikes se Austrise perfaqesuar nga Ministri Federal i Financave per bashkepunimin financiar.
Projektet qe do te financohen ne zbatim te kesaj marreveshjeje do te perzgjidhen ne bashkepunim ndermjet paleve dhe do te miratohen me ane te shkembimit te letrave ndermjet Ministrise se Financave te Republikes se Shqiperise dhe ministrit Austriak te Financave deri me 7 korrik 2012. Ndersa projektligji i dyte ishte Per ratifikimin e shteses se nenit 24 te Kartes se Organizates se Bashkepunimit Ekonomik te Detit te Zi BEDZ. Te dy keto projektligje do te kalojne ne seancen e sotme plenare per miratim.
Ish-kreu i Komunes Dajt deklaroi se shkarkimi i tij ka prapavije politike
Kujtim Qefalia Marrja e nje vendimi ne prag te zgjedhjeve vendore eshte thellesisht e dyshimte
Nje dite pas shkarkimit nga kryeministri Berisha ka reaguar edhe ish-kryetari i Komunes Dajt Kujtim Qefalia i cili e cilesoi ate si nje vendim te ndikuar politikisht. Per ish-kreun e kesaj komune shkarkimi tregon arrogancen dhe arbitraritetin e kesaj mazhoranca. Sipas tij vendimi ishte i pabazuar dhe eshte tregues i luftes qe mazhoranca i ben njesive vendore te kontrolluara nga a majta.
U njoha ashtu si mbare publiku shqiptar dhe banoret e komunes qe drejtoj me vendimin e marre nga Sali Berisha per shkarkimin tim nga pozicioni i kryetarit te Komunes Dajt. Deshiroj te theksoj se ky eshte nje vendim kryekeput politik kunder zhvillimit dhe suksesit te arritur nen drejtimin tim dhe te stafit tim ne komunen e Dajtit.
Rasti im eshte thjesht episodi me i fundit dhe nje nga me te turpshmit i luftes qe po u ben qeveria njesive vendore qe nuk kontrollohen prej saj - tha Qefalia. Per ish-drejtuesin e nje prej komunave me te medha ne Tirane akuzat me te cilat Keshilli i Ministrave po perpiqet te justifikoje shkarkimin nuk qendrojne. Duke garantuar se disponon te gjitha dokumentet ligjore qe hedhin poshte pretendimet e qeverise ai u shpreh se pretendimi i qeverise eshte thjesht spekulim.
Marrja e nje vendimi te tille politik ne prag te zgjedhjeve vendore ne nje komune ku fale punes se mire qe kemi bere gezojme mbeshtetjen e padiskutueshme te popullit eshte thellesisht e dyshimte.
Ne cdo rast ne zgjedhjet vendore qe po afrojne qeveria do ta marre pergjigjen per kete vendim nga vete banoret e Komunes Dajt - theksoi Kujtim Qefalia i shkarkuar nga kryeministri Berisha pas vendimit te ILDKP-se per kallezuar penalisht per fshehje dhe mosdeklarim te pasurise.