E Diel, 1 Nëntor 2026

Bode: Borxhi ynë është i madh, por nuk paraqet rrezik. Duhet rritur mosha e pensionit

Share

Pavarësisht se Banka Botërore ka paralajmëruar qeverinë shqiptare që të ulë borxhin publik, pasi është më i madhi në të gjithë rajonin, ministri i Financave, Ridvan Bode, nuk e sheh kaq pesimiste situatën.

Sipas tij, borxhi publik i qeverisë nuk paraqet rrezik ekonomik për Shqipërinë, pasi është një borxh i brendshëm dhe nuk ka lidhje me krizën e borxheve në Europë.

Une mendoj se në rastin e Shqipërisë gjëja që duhet parë është borxhi publik. Borxhi i Shqipërisë është i lartë për vende me të ardhura të mesme. Në nivelin 60 për qind, ai konsiderohet 20 pikë përqindje ndaj GDP më i madh. Kjo do të thotë se ka një kosto për ta financuar këtë borxh dhe kjo zakonisht merr fonde nga sektorë të tjerë si shëndetësia apo arsimi, u shpreh dy ditë më parë kryeekonomisti i Bankës Botërore, Intermit Gill.

Bode ka paralajmëruar ndërkohë rritjen e moshës së pensionit, pasi sipas tij, kjo është një domosdoshmëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›