Përmirësohet shëndeti i Muamba: Flet përsëri
LONDER- Mjekët njoftuan lajmin inkurajues, ashtu siç një mik i mesfushorit të Boltonit u kishte deklaruar më parë gazetarëve se, futbollisti Fabrice Muamba është duke folur përsëri.
Muamba mbetet në kujdesin intensiv të mjekëve, vetëm 48 orë pasi ai pati një atak kardiak në fushën e lojës.
Por, zemra e 23-vjeçarit tashmë rreh përsëri pa ndihmën e ilaçeve, ndërsa lëviz krahët dhe këmbët me forcat e tij.
Në një deklaratë të klubit thuhet se; “Fabrice Muamba mbetet në kujdesin intensiv të mjekëve në spitalin e Londrës, ku ai është duke treguar shenja përmirësimi.
“Megjithatë, e ardhmja e tij shëndetësore do të mbetet e paqartë edhe për disa kohë.- thuhet më tej ne deklarate.
Futbollisti 23- vjeçar Fabrice Muamba pësoi një arrest kardiak gjatë ndeshjes së të shtunës, e vlefshme për FA CUP mes Totenhemit dhe Boltonit.
Shumë prej kolegëve të tij dhe fansave të futbollit në të gjithë botën, treguan mbështetje, duke u lutur për shëndetin e tij.