E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarja përdhunohet nga iraniani: E kisha si vëlla

Share

Raporti i mëposhtëm është i gazetës The National të Dubait. Aty flitet për një gjyq që po bëhet në Dubai, ku viktima është një shqiptare dhe i akuzuar një iranian.

Një grua i tha sot gjykatës se personi që e ka përdhunuar ishte si vëlla për të. 28 vjeçarja nga Shqipëria, që punon si agjente imobiliare, tha se më mirë të vriste veten se të lejonte shokun e saj prej shumë kohësh, shitësin 24 vjeçar nga Irani, që ta prekte atë.

Ajo i tha gjykatës se shpesh e vizitonte shokun e saj dhe se flinte në apartamentin e tij, por lidhja e tyre ishte thjesht miqësore.

Burri, që thuhet se e kishte ftuar atë në një klub nate më 28 tetor, ishte i pirë në kohën kur ajo arriti. Kur mbërrita, ai nisi të më thoshte se më dashuronte dhe se donte që të bëhesha e tij për natën, tha ajo.

Ajo i tha atij se e konsideronte si vëlla, por ai vazhdonte të thoshte se e donte atë.

Pasi vazhdoi të lutej, ajo thotë se çifti u largua për në apartamentin e tij në zonën Tecom.

Burri i kërkoi për seks dhe ajo refuzoi. Ajo thotë se ai e shtriu atë me forcë në krevat, i grisi rrobat dhe e përdhunoi.

U lava dhe u largova nga apartamenti, tha gruaja.

Mëngjesin tjetër ajo informoi policinë, e cila gjeti gjurmë të ADN-së së burrit në rrobat e saj.

I akuzuari, DR, mohoi akuzat përpara gjykatësit Hamad Abdul Latif.

Seanca tjetër do jetë më 16 prill.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›