Merkel prishet me Sarkozinë

Angela Merkel - Nikola Sarkozi
Angela Merkel pritej të ishte pjesë e fushatës elektorale të Nikola Sarkozisë për fitimin e një mandati të dytë si president. Merkel kishte rënë dakord që ishte krah Sarkozisë, por ky fundit ka ndryshuar mendje pasi aleanca e tyre nuk po e favorizon në sondazhe raporton tabloidi gjerman Del Spiegel.
Në fillim të vitit 2012-të, Sarkozi i kërkojë Merkelit që të luftojnë kundër krizës së euros dhe kjo ishte arsye pse Merkel pranojë një vendim të pazakonshëm pasi kërkonte që Sarkozi të rizgjidhej president.
Kundërshtari i tij socialist Frnacois Hollande është shprehur se do të kërkojë rinegocim për paktin fiskal të BE-së. Merkel majde ka refuzuar të takojë Hollande.
Në një intervistë radiofonike Sarkozi është shprehur se fushata zgjedhore është një çështje që u takon qytetarëve francez. Merkel e kishte marrë edhe më parë mesazhin se ndihma e saj është kthyer mbrapsht.
Pak ditë më vonë gjatë samitit të BE-së në Bruksel, Merkel ka kërkuar shpjegime duke e veçuar veçmas Sarkozinë.
Des Spiegel raporton se Merkel kërkon të evitojë çdo takim me Sarkizinë për shkak të deklaratave të tij populiste lidhur me të huajt.
Sarkozi është shprehur se në Francë ka shumë të huaj dhe se atyre nuk mund të ofrohet strehë, punë dhe edukim. Javën e kaluar ai ka kërcënuar se mund ta nxjerrë Francën nga zona Schengen nëse nuk përforcohen rregullat strikte për kontrollin e emigrantëve. /F.Stafa/