Bode Cmimi i kasave fiskale do te kompensohet me uljen e taksave
Eneida Jacaj
Ministri i Financave Ridvan Bode i ka bere thirrje biznesit te vijoje me vendosjen e kasave fiskale pasi cmimi i tyre do te kompensohet me uljen e taksave. Tregtaret e biznesit te vogel jane ankuar se cmimi i kasave fiskale qe varion nga 400-500 euro realisht eshte me i ulet. Keshtu Partia Socialiste i ka dale ne mbrojtje shqetesimit te tregtareve duke deklaruar se do te beje transparence mbi dosjen e procesit te shitjes se kasave fiskale. Ndersa Bode nga ana tjeter e ka akuzuar kreun e PS-se Edi Rama se po perpiqet te bllokoje procesin e vendosjes se kasave per te larguar integrimin e vendit dhe liberalizimin e vizave.
Deklarata
Procesi i vendosjes se kasave eshte nje proces i cili do te vijoje ne perputhje me ligjin dhe aktet ligjore per tu pajisur sipas afateve kalendarike te miratuara te gjitha kategorite e bizneseve. Ky proces eshte vendosur ne epiqender per ta bllokuar per ta denigruar nga 20 perqindeshi i Bashkise se Tiranes njekohesisht kryetari i PS-se dhe tellallet e tij qe cdo dite bejne thirrje per te bllokuar kete reforme thelbesore per ekonomine dhe standardet e qeverisjes se vendit - u shpreh Bode duke vijuar akuzat ndaj kryesocialistit Rama. Pasi deshtuan ne perpjekjet e tyre duke akuzuar procesin e pajisjes me pasaporta biometrike si kusht thelbesor i liberalizimit te vizave pasi deshtuan ne perpjekjet e tyre per te destabilizuar ekonomine e vendit sistemin bankar fillimisht dhe pastaj per te futur ne kolaps ekonomine tashme u ka mbetur beteja e fundit per te mbajtur ne kembe dhe ushqyer praktika korruptive te cilat e largojne vendin nga integrimi dhe liberalizimi i vizave - tha Bode. Ministri Bode sqaroi se aktualisht jane tri kompani qe sot funksionojne ne treg dhe qeveria ne sherbim te liberalizimit te metejshem te tregut ka hequr cdo licence dhe e ka bere ate nje proces te hapur per te gjithe.
Investigimi
Bode deklaroi se Ministria e Financave permes Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve ka filluar nje investigim te hollesishem per menyren e vendosjes se cmimit te kasave pasi nga kompanite eshte deklaruar se operojne me nje fitim prej 10-15. Ministri Bode tha se rezultatet perfundimtare te ketij hetimi do te behen te njohura publikisht dhe do te perdoren nga administrata tatimore per te ndeshkuar me masa fiskale penalitet nese do te kete devijim nga ajo qe i eshte deklaruar administrates tatimore. Dhe ne perfundim te ketij hetimi Ministria e Financave do ti kerkoje Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve qe nese ka abuzime te denoncohen ne Autoritetin e Konkurrences si i vetmi autoritet ne Shqiperi qe merret me menyren e funksionimit te tregut dhe ndertimit te cmimeve nese ka abuzivitet apo jo.
27 Shtator 2010