E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi Berishes Hiq dore nga skema e korrupsionit me kasat fiskale



Nenkryetari i Partise Socialiste Eduard Shalsi ka kundershtuar vendimin e fundit te marre nga Ministria e Financave per te kompensuar cmimin e kasave fiskale me uljen e taksave. Vendimi ky qe do te haste edhe ne kundershtine e pushtetit vendor pas ankesave te tyre per boshatisjen e arkes financiare. Shalsi i ka bere thirrje Berishes te heqe dore nga kjo skeme korruptive dhe te shpjegoje pse qytetaret duhet te paguajne nje cmim kaq te shtrenjte per kasat fiskale.
Apeli
I bejme thirrje Sali Berishes qe te heqe dore nga skemat e financimit te oborrit te tij me biznesin e kasave dhe te shpjegoje se perse nje tregtari i duhet te paguaje 500-600 euro per nje kase qe ne te vertete kushton shume here me pak. Sali Berisha duhet ta kuptoje se nuk jane kasat por eshte korrupsioni me kasat qe nuk duan dhe nuk do te paguajne shqiptaret - apeloi Shalsi. Sipas tij qe ne muajin korrik Partia Socialiste i ka kerkuar informacion ministrit Bode ne lidhje me te gjitha hapat e ndjekur dhe vendimet e marra nga qeveria per pajisjen e bizneseve me kasat fiskale. Por ende sot nuk eshte dhene asnje pergjigje. Bode dje dha nje pergjigje qe citonte numrin e protokollit por qe qellimisht nuk tregonte daten e shkreses qe ne fakt nuk ekziston. Nuk jep pergjigje mashtron tregtaret dhunon biznesmenet fsheh koston e vertete te kasave synon te kenaqe oreksin duke fituar ne kurriz te biznesmeneve. Keto jane tiparet e kesaj qeverie te babezitur qe kerkon te pasuroje oborrin e familjes ne pushtet. Eshte pikerisht korrupsioni ai qe nuk duan te paguajne tregtaret - u shpreh Shalsi.
Skema e korrupsionit
Deputeti Shalsi per skemen e korrupsionit te uljes se taksave ka bere pergjegjes drejtperdrejt kryeministrin Sali Berisha. Me sa duket Ridvani qenka vetem pjese e skemes sepse koka e vertete eshte Sali Berisha. Nuk tha asnje fjale per dhunen e ushtruar te tregtaret te rruga 5 Maji nje pjese e te cileve po ndiqen penalisht nuk tha asnje fjale se perse kostoja e kasave eshte kaq e larte dhe per me teper asnje ndjese per mundimin qe i ka shkaktuar mijera e mijera biznesmeneve - u shpreh Shalsi.

Meta E ardhmja e Shqiperise dhe Serbise eshte Bashkimi Europian

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta priti dje ne ambientet e LSI-se presidenten e fondacionit Zoran Gjingjic Ruzhica Gjingjic bashkeshorten e ish-kryeministrit te Serbise Zoran Gjingjic. Dua te theksoj kenaqesine e vecante qe takohem me zonjen Gjingjic ne Tirane kenaqesine e vecante qe ajo vazhdon te kontribuoje ne vazhdimin e vepres se ish-kryeministrit Gjingjic per te transformuar vendin e tij ne nje vend demokratik ne nje vend europian - tha Meta.
Nga ana e saj presidentja e fondacionit Zoran Gjingjic Ruzhica Gjingjic vleresoi takimin e zhvilluar me kreun e LSI-se duke theksuar se marredheniet mes dy vendeve shume te rendesishme per te ardhmen e popujve tane. Gjingjinc ndodhet ne Shqiperi prej disa ditesh ne kuader te nje aktiviteti per te rinjte dhe studentet e rajonit tone i cili u zhvillua ne Vlore. Gjate konferences per median kryetari i LSI-se u ndal ne kontributin e vecante qe Gjingjic po jep per realizimin e endrres se ish-kryeministrit te vrare Zoran Gjingjic per integrimin ne BE jo vetem te Serbise por te gjithe rajonit.

27 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›