E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode Deklaratat e Rames per ekonomine percartje

Përçartje elektorale i quajti ministri i Financave deklaratat e kryetarit socialist për ekonominë. Në një postim në fb Ridvan Bode tha se Edi Rama ëndrrën e karriges kryeministrore e sheh vetëm përmes kolapsit ekonomik që ai i ka parashikuar vendit. “Prej katër vitesh, ku rajoni, eurozona dhe ekonomia globale po përjeton zhvillimet më dramatike, ekonomia shqiptare vijon të rritet si asnjë ekonomi -thotë Bode. Ai nënvizon se në vitin 2012, ku shpresat për të realizuar profecinë e kasandrës Rama ishin më të mëdha, për shkak të përkeqësimit të ekonomive partnere me ne, ekonomia shqiptare pati sërish rritje, rreth 1.7%, siç deklaroi INSTAT dhe EUROSTAT.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›