Siri 20 te vrare nga sulmet ajrore qeveritare

Aktivistët në Siri thonë se nga sulmet e djeshme ajrore të qeverisë, në pjesën veriperëndimore të këtij vendi, janë vrarë së paku 20 vetë.
Sulmet ajrore u ndërmorën në qytetin Sarakeb në provincën Idlib.
Videot amatore të postuara në internet tregojnë një shtëllungë gjigante të tymit të zi, derisa njerëzit te gjendur rastesisht ne trafik nxitonin qe tu ofronin ndihmen e pare te plagosurve.
Një raport i organizatës Human Rights Watch, këtë javë, e ka akuzuar qeverinë e Sirisë për kryerje të krimeve të luftës, për shkak të sulmeve ajrore të pamatura dhe ndonjëherë të qëllimshme kundër civilëve, duke vrarë së paku 4300 njerëz, prej verës së vitit të kaluar, transmeton REL.
Njëherësh, dje disa predha artilerie të forcave të qeverisë së Sirisë kanë eksploduar në pjesën veriore të Libanit, derisa po vazhdojnë luftimet ndërmjet luftëtarëve opozitarë dhe trupave qeveritare lidhur me kontrollin ndaj një rruge me rëndësi strategjike për furnizim.
Këto eksplodime nuk kanë shkaktuar viktima, por e kanë goditur rrjetin elektrik në këtë hapësirë, ka njoftuar Agjencia Kombëtare zyrtare e Libanit.