Bode Do blejme energji me cdo cmim

Në mes të kushteve të rënda klimaterike, ministri i Financave, Ridvan Bode garanton furnzimin pa ndërprerje me energji të qytetarëve, me çdo ccmim. Në një deklaratë për mediat, shefi i Financave tha se megjithëse prodhimi i energjisë është minimal, qeveria vë në dispozicion një fond nga Kontigjencat për importimin energjisë së nevojshme. Ky fond, i cili përdoret rastet e emergjencave të shkaktuara nga situata natyrore, do të shërbejë për blerjen e energjisë në 2 muajt e ardhshëm.
Ministri Bode nuk përjashtoi edhe ndërhyrjen në buxhet, nëqoftëse fondi i kontigjencave do të ishte i pamjaftueshëm.
Që prej disa ditesh i gjithë vendi është përfshirë nga temperature të ulëta dhe stuhi dëbore, kushte të cilat kanë çuar deri në ngrirjen e një prej liqeneve më të rëndësishem, siç është ai i hidrocentralit të Fierzës.
Ministri i Financave i është përgjigjur edhe interesit të mediave në lidhje me nivelin e borxhit. Sipas tij, borxhi publik nuk është problem për ekonominë dhe aq më pak nuk përbën një kusht të munguar për të marrë kredinë e Bankës Botërore, në kuadër të mbështetjes së saj financiare në kohë krize.