Bode: Do ruajmë të njëjtat nivele të borxhit publik

Ministri i Financave Ridvan Bode ka deklaruar se Shqipëria pritet të jetë në krye të rritjes ekonomike, por sigurisht jo në nivelet e shpresuara në programet e vitit të kaluar.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me shefin e misionit të FMN-së Bell dhe me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, ministri Bode theksoi se rritja ekonomike për këtë vit do të jetë 5 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto nga 4 % që ishte 2010.
“Qeveria shqiptare është e përcaktuar për të rivendosur ekuilibrat makro-ekonomik për rritjen e shpejtë të ekonomisë”. Një tjetër objektiv i qeverisë do të jenë stabiliteti financiar i mesëm. Për sa i përket borxhit publik Bode tha se Synojmë borxhi publik të mbetet në të njjëtat nivele ose të ulet në mënyrë graduale” theksoi Bode ndërsa shtoi se qeveria do të bëjë përpjekje që borxhi të menaxhohet në mënyrë më të sigurt.