E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Jalen, gati ta financojme ne

Ministri i Financave, Ridvan Bode ka deklaruar se qeveria eshte e gatshme te financoje vete projektin turistik te Jales, nese Banka Boterore kundershton vazhdimin e saj, pas problemeve te ardhura te prishjes se disa ndertimeve te banoreve. Per interesim te mediave, Bode tha se projekti ne vlere 70 milione euro, eshte ne gjendje te perballohet nga qeveria. "Drejtori i Pergjithshem, Presidenti i Bankes Boterore ka kerkuar ne rezerve, qe te konfrontoje situaten dhe te vendoset qe t'i lihet ne kompetence Presidentit te Bankes Boterore per te vendosur. Eshte nje rast unikal qe shtrohet per diskutim ne nivele te tilla, pasi projekti ka nje vlere qesharake. Megjithate ne jemi te vendosur te vazhdojme projektin pasi ai eshte konsideruar dhe nga vete Banka shume i suksesshem per zhvillimin e integruar te bregdetit shqiptar", tha Bode. Madje ministri kerkoi qe Banka Boterore, te deklaroje qendrimin e saj pasi sipas tij, ne projekt jane perfshire edhe donatore te tjere. "Nese banka do te kerkoje zgjatje kohe te paarsyeshme, qeveria shqiptare eshte e gatshme te shpetoje ate me fondet e veta", kembenguli ministri Bode.

Nderkohe qe prishja e ndertimeve ne Jale, ka ndezur nje beteje te ashper mes qeverise shqiptare dhe panelit te inspektimit, ne Banken Boterore. Bode ka akuzuar panelin, se ne ndikime politike dhe interesash te disa ndertuesve shqiptare, manipuloi raportin mbi projektin e shumeperfolur te Bregdetit. "Ky panel i Inspektimit eshte nje departament teresisht i pavarur. Raporti i tij nuk mund te ndryshohet as nga bordi. Do te tentojme qe te marrim nje pergjigje per kete ceshtje", u shpreh Bode. Sipas tij, ne raportin e panelit te inspektimit, thuhet se nuk ka pasur prishje te ndertimeve pa leje para fillimit te ketij projekti, ne pranvere te vitit 2007 dhe se keto perbejne prishjet e para ne zonen e studimit qe mbulon projekti. "Ne te vertete, qeveria i ka ofruar dokumente dhe fakte BB-se, ku vertetohet e kunderta dhe sipas ketyre dokumenteve qe i jane prezantuar edhe panelit te inspektimit", tha Bode. Kreu i financave ka publikuar nje leter, te cilen qeveria i ka nisur Bankes Boterore dhe ku i kerkon asaj te nxjerre pergjegjesit, qe sipas Bodes shtremberuan raportin dhe e publikuan ate ne rruge jozyrtare. "Guvernatorit i eshte percjelle projekt-raporti i Inspektimit, ndersa me i cuditshem mbetet fakti se si raporti qe ishte konfidencial, gjeti driten e botimit fillimisht ne gazetat shqiptare", tha Bode.

Gjoni: Jala, nga projekt kombetar u kthye ne familjar

"Eshte fatkeqesi e madhe qe Sali Berisha dhe oborrtaret e ti,j vazhdojne avazin e vjeter te luftes me cdo institucion vendas e te huaj qe u thote te verteten". Kjo ka qene deklarata e anetarit te asamblese se PS, Ilir Gjoni. Per te, Banka Boterore ka folur qarte dhe ka treguar me transparence pse e si eshte krijuar skandali i Jales. Per te cilin pergjegjesia kryesore bie mbi qeverine e mbi koordinatorin i projektit qe eshte dhendri i Berishes. "Ministrit Bode duhet te ndihet ne turp, qe njehere thote nje gje e njehere nje tjeter, vetem per te fshehur ate qe duket qarte dhe qe eshte deshtimi i nje projekti, i cili nga kombetar u kthye ne nje projekt familjar, me dem ekonomik e moral per Shqiperine", tha Gjoni.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›