Bode: Jepet kesti i dyte dhe per 800 ish-te perndjekur Eglantina Nasi
Kryhet pagesa e kestit te dyte edhe per rreth 800 dosje te kategorise se ish-te perndjekurve politike. Lajmi eshte bere me dije nga vete ministri i Financave, Ridvan Bode, sipas te cilit, ky eshte nje hap tjeter konkret ne ecurine e ketij procesi, qe pritet te perfundoje ne menyre komplete brenda pak javesh. Keshtu, gjate nje deklarate te postuar ne rrjetin social, “Facebook”, kryefinancieri i vendit ka pohuar se “ne total, jane paguar deri sot 5700 dosje nga rreth 10.300 qe perfitojne kestin e dyte”. “Dosjet e tjera jane ne proces pagese dhe per pak jave mbyllet totalisht kesti i dyte per kete shtrese”, ka sqaruar me tej, ministri Bode, lidhur me nje fakt te tille. Per te cilin vetem para pak ditesh, ai ka paralajmeruar, po permes rrjetit social Facebook, se kalohej liste-pagesa per rreth 800 dosjet e lartpermendura. Dhe se per rreth dy muaj, gjithmone sipas tij, do te perfundonte pagesa e kestit te dyte per te gjithe ish-te perndjekurit politike. Ndersa ka shtuar me tej faktin tjeter se qeveria ka miratuar nje total te konsiderueshem dosjesh per demshperblim te kategorise se ish-te perndjekurve politike. Per kreun e Financave, kjo shifer, numeron saktesisht 11.729 dosje ne total, nga te cilat per kestin e pare, jane paguar gjithsej 10.594 dosje te ish-te perndjekurve politike. Dhe se pjesa e mbetur prej tyre, rezulton te jete ne proces. Shifra keto, te cilat flasin per nje ecuri pozitive te kompensimit te kesaj kategorie te shoqerise nga ana e qeverise. Nderkaq, gjate nje raportimi para deputeteve lidhur me kete proces, disa kohe me pare, ministri Bode ka sqaruar sesi ne nje mandat, qeveria ndan dy keste. Teksa ka shtuar se ne vitin 2013, do perfundoje sipas tij, edhe ndarja e kestit te dyte per ish-te perndjekurit politike. Gje qe sipas ministrit Bode, do te thote praktikisht, se qeveria do te arrije ta paguaje brenda dy mandateve, tere detyrimin ndaj kesaj kategorie te shoqerise shqiptare. Kujtojme sakaq, edhe se pagesa e kestit te dyte, eshte edhe pjesa me e madhe, pasi pjesa qe mbetet, eshte me e vogla, dhe ate e marrin trashegimtaret. Cka do te thote praktikisht, se qeveria ka mundur te kompensoje pjesen me te madhe te detyrimit.