E Diel, 1 Nëntor 2026

Dollapi: Kemi ulur humbjet e energjise, dhe rritur arketimet Eglantina Nasi

Vetem tre muaj pasi kompania e shperndarjes se energjise ka kaluar nen administrim shteteror, situata e furnizimit me energji elektrike ne vend ka shenuar nje permiresim te ndjeshem. Ky fakt eshte bere me dije dje nga administratori shteteror i kompanise “CEZ”, Sahit Dollapi, gjate raportimit te tij para drejtuesve te Entit Rregullator te Energjise Elektrike, per situaten aktuale ne te cilen gjendet sistemit energjetik ne Shqiperi. “Sasia aktuale e energjise ne rrjet, do te thote ulje e humbjeve. Ndersa rritja e energjise se faturuar do te thote gjithashtu nivel te uljeve dhe rritje e performances se punonjesve”, tha ne fjalen e tij, Dollapi. Duke shtuar se rritja e arketimeve, ka bere te mundur edhe shlyerjen e nje sere borxhesh, qe kompania “CEZ” kishte trasheguar ndaj Koorporates Elektro-energjetike Shqiptare dhe Operatorit te Sistemit te Transmetimit. Kurse referuar problematikes se situates te krijuar ne disa qytete te vendit, ku nuk paguhet energjia elektrike, administratori Dollapi ka deklaruar se do te ngrihet nje Task-Force e posacme. “Jam dakord per ngritjen e nje ekipi dhe Task-Force, e cila do te kontrolloje ne baze te informacionit, ato subjekte per te cilat ndeshet veshtiresi ne mbledhjen e faturave”, tha lidhur me nje ceshtje te tille Dollapi. Kur nga vete “CEZ”, eshte konsideruar se mosfaturimi i kontratave, ka impakt direkt shitjen e energjise, e per rrjedhoje, edhe ne humbjen e saj. Nga ana tjeter, administratori i ri ne krye te “CEZ”-it, ka sqaruar edhe planin e tij per nje ulje te rrogave te punonjesve te kesaj kompanie, si edhe vleresimin e tyre ne baze te merites. Kurse ne lidhje me prodhimin aktual te energjise ne vend, ai tha se kjo ka patur nje impakt te larte, pasi ajo nuk po importohet me nga jashte, duke patur keshtu nje kosto te larte, por po blihet nga KESH-i. Dollapi, solli ndermend gjithashtu, edhe faktin se kompania qe ai po drejton, ka nisur nje sere investimesh per te permiresuar rrjetin e shperndarjes se energjise dhe si rezultat per te ulur humbjet e saj ne rrjet. Ndersa referuar shifrave te raportuara ne ERE, rezulton se humbjet totale ne rrjetin e shperndarjes nga 51.12% qe ishin ne muajin janar 2013, kane zbritur ne 48.71% ne muajin shkurt. Kurse arketimet e energjise, nga 59% qe ishin ne muajin janar 2013, arriten ne nivelin prej 63.1% gjate muajit shkurt. Duke folur keshtu per nje performance pozitive te kompanise “CEZ Shperndarje” nen administrimin shteteror.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›