Bode Ligji per bankat rrit sigurine mbi sistemin bankar
Ministri i Financave Ridvan Bode, ka argumentuar rëndësinë e ndryshime në Ligjin “Për Bankat”, në seancën kuvendore. Bode deklaroi se ligji ka një ndikim të veçantë në sistemin bankar, pasi ai rrit sigurinë në këtë sistem.
“Sistemi ynë bankar përbën segmenti më stabël të ekonomisë sonë. Ndryshimet janë të sugjeruara nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Zgjerimi i sistemit financiar kërkon edhe ndryshime ligjore. “, deklaroi Bode.
Ligji synon të mbrojë bankat shqiptare nga risku që vjen nga bankat mëma që janë të ekspozuara nga kriza. Ndryshimet në ligjin “Për bankat” diskutohet sot në Kuvend. Ndryshimet në fjalë synojnë të mbrojnë bankat shqiptare nga risku që vjen nga bankat mëma që janë të ekspozuara nga kriza.
Bankat e huaja që veprojnë në Shqipëri, mund të shkëputen nga bankat e tyre mëmë, nëse rreziku prej tyre mund të përcillet në vend. Banka e Shqipërisë synon të rrisë pavarësinë e degëve të bankave të huaja që veprojnë në Shqipëri për të ulur rrezikun e prekjes së degëve shqiptare nga problemet që mund të kalojnë bankat mëmë. Banka qendrore i ka propozuar Kuvendit disa ndryshime në ligjin "Për Bankat në Republikën e Shqipërisë".
Në tërësi, projektligji synon të harmonizojë këtë ligj me detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit dhe me direktivat e Bashkimit Evropian për sektorin bankar. Relacion i këtij projektligji parashikon që në rastet kur e gjykon të nevojshme për të parandaluar rrezikun sistemik, Banka e Shqipërisë mund të kërkojë që degët e bankave të huaja të ndahen nga banka mëmë dhe të veprojnë si banka të veçanta.
Kjo mund të bëhet në rastet kur bankat mëmë kalojnë probleme, që mund të prekin apo dëmtojnë edhe degën e tyre shqiptare. Në kuptimin e Mbikëqyrjes, nuk bëhet fjalë për ndryshime rrënjësore, sepse edhe degët ju nënshtrohen rregullave dhe detyrimeve të njëjta me bankat e veçanta. Por, ndarja nga banka mëmë jep më shumë pavarësi në funksionimin dhe menaxhimin financiar të bankave. Degët e bankave të tjera të huaja me kalimin e viteve janë shndërruar në filiale apo banka të veçanta.