Komisioneri Fyle Konsensusi hap deciziv drejt normalizimit te marredhenieve politike ne vend
Votimi në unanimitet për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore, si dhe votimet e disa ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar të votave të deputetëve, është përshëndetur nga Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle.
“E mirëpres aprovimin e Parlamentit shqiptar me konsenusin e partive politike për vendimin e ngritjes së një komisioni parlamentar për reformën zgjedhore dhe dy ligjeve që kërkojnë votimin me tre të pestat e votave.
Gjithashtu, mirëpres edhe vendimin e nga Konferenca e Kryetarëve të grupeve, që u mor këtë të hënë, më 14 nëntor, për ngritjen e një grupi pune lidhur me reformën e procedurës së Parlamentit, kalendarit dhe rishikimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar.
Këto zhvillime, së bashku me fillimin e një pune të plotë parlamentare në shtator, përbëjnë hapa deçizive drejt normalizimit të marrëdhënieve politike në vend”, ka deklaruar ai.