Kuvend opozita voton ligjet me 3/5

Pas dy vitesh bojkot dhe bllokim të jetës parlamentare, opozita i është rikthyer votimit të ligjeve të rëndësishme që kërkojnë votën e 3/5 të deputetëve. Marrëveshja e konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës dha frytet në votimin e seancës së sotme, ku u votua ngritja e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. Komisioni u ngrit me votën pro të 130 deputetëve dhe nuk pati asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Komisioni i reformës zgjedhore, do të përbëhet nga 10 anëtarë, 5 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Ilir Rusmali, Viktor Gumi nga Partia Demokartike, Vangjel Tavo nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Shpëtim Idrizi nga PDIU dhe Fatmir Mediu nga Partia Republikane, do të jenë përfaqësuesit e mazhoranës në këtë komision. Damian Gjiknuri, Vasilika Hysi, Arben Isaraj dhe Armando Subashi nga Partia Socialiste dhe Vangjel Dule nga PBDNJ, do të jenë përfaqësuesit e opozitës në komision. Komisioni do të drejtohet me dybashkëkryetarë, demokarti Ilir Rusmali dhe socialisti Damian Gjiknuri.
Gjithashtu, në seancën plenare, në frymën e konsensusit politik, Kuvendi ka miratuar me 128 vota pro, të mazhorancës dhe opozitës ndryshimet në ligjin “Për Bankat në Republikën e Shqipërisë”. Po me këtë frymë konsensusi, u votuan edhe ndryshimet në Kodin Hekurudhor dhe Kodin Detar.
Kuvendi ka votuar gjithashtu edhe emrin e Ardian Fullanit, në postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.