E Diel, 1 Nëntor 2026

Bode-Malaj grinden per 400 milione euro

Debati mbi eurobondin Kuvendi miraton marrjen e borxhit. Detajet e superkredise

Debati mbi marrjen e nje borxhi qe kap shifrat e 400 milione eurove ka ndezur sallen e madhe te Kuvendit ku PS-ja dhe PD-ja jane perplasur me deklaratat pro dhe kunder marreveshjes. Per ministrin e Financave dalja ne treg per te marre hua ne nivele te tilla dhe me kosto me te ulet se kredia tjeter tregtare e para nje viti do ti jape shans buxhetit te shtetit te veproje lirshem me ecurine e shpenzimeve dhe sherbimeve ndaj borxheve ndersa per ish-ministrin socialist Arben Malaj ajo cfare po ndodh me financat shqiptare eshte nje shkelje e rregullave dhe cenim i stabilitetit.

Ne fund te vitit 2011 qeveria duhet te paguaje per kredine e rruges Durres-Kukes jo vetem interesat por edhe vete kredine prej 195 milione eurosh. Sipas opozites kjo eshte arsyeja qe qeveria nxiton te rimarre borxh. Kostoja e eurobondit duket se nuk do te jete aq e ulet sa pretendonit. Ndoshta perfitimi nga eurobondi do te jete ne nje shtrirje kohe me te gjate per pagesen e principalit tha deputeti socialist Arben Malaj.

E kemi te drejten qe ta mbajme deri me 2012-n po kemi bere perpjekje per ta hequr para kohe per te ulur koston e kesaj kredie sqaroi ministri Bode.

Sipas socialisteve nguti i qeverise mund te rrise edhe interesin e borxhit te ri qe po perpiqet te marre. Sido qe te luani me shifra zoti minister jeni ne trendin negativ te rritjes se kostos se borxhit dhe rritja me 40 per qind e kostos se nje borxhi eshte barre e rende tha Malaj. Por Selami Xhepa ish-keshilltar i Kryeministrit dhe deputet i PD-se thote se marrja e eurobondit eshte nje veprim i duhur nga qeveria sikurse po veprojne vendet e tjera te rajonit si Maqedonia qe mori borxhin tani me rreth 11 per qind interes. Ne fillim borxhet na i falnin tani i blejme sipas kushteve te tregut ku te gjitha shkojne per investime tha Xhepa.

Borxhi publik i Shqiperise eshte rreth 60 per qind e Prodhimit te Brendshem Bruto. Kjo rritje e borxhit ka vendosur opoziten dhe mazhorancen ne skalionin e betejes edhe se kush i ka menaxhuar me mire financat publike. Kjo eshte hera e dyte qe qeveria do tentoje te marre borxh permes eurobondit. Plani fillestar ishte ne prill te ketij viti por deshtoi per shkak te krizes se borxheve.

Ne marreveshjen e miratuar ne Kuvend eshte parashikuar nje interes deri ne 8.5 per qind. Por ministri i Financave tha dje se do te sjelle nje ligj qe i jep te drejten qeverise te marre borxh pa kerkuar miratimin e Kuvendit per te mos zbuluar paraprakisht interesat cka sipas tij e demton procesin.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›