E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Kultures pa pergjigje per projektin

Projekti

Dy vjet me pare ne sallen Tefta Tashko Koco ne Ministrine e Kultures u prezantua me te madhe projekti per ngritjen e nje qendre multikulturore te Piramida. Parashikonte nje salle teatri salle ekspozitash dhe hapesira te tjera per aktivitete kulturore. Sot kur brenda saj Piramida eshte kthyer ne nje germadhe askush nuk di te thote se cfare do te behet me projektin e nisur per qender multikulturore. I pyetur nga gazeta drejtori i qendres kulturore Arbnori thote se nuk u eshte komunikuar asnje vendim. Si drejtor i institucionit ne varesi te Ministrise se Kultures vendosur ne ambientet e meparshme te Piramides Mujo thote se nuk e di se cfare do te behet me projektin per qendren kulturore dhe nuk e di nese institucioni qe ai drejton do te zhvendoset ne nje godine tjeter pas vendimit per ta kthyer Piramiden ne Kuvend apo do te shperbehet. Ajo qe dihet eshte se deri me tani eshte harxhuar nje pjese e mire e fondit vene ne dispozicion per rikonstruksion per ta pershtatur Piramiden per nje qender kulturore. Imazhet e projektit te prezantuara atehere ne prani te gazetareve kane humbur ne kete loje pingpongu mes institucioneve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›