Hidrocentrali i Zhurit nje ide veteshkaterruese
Nje ide e nxjerre kohet e fundit nga sirtaret e viteve lsquo60 te shekullit te shkuar per ndertimin e nje hidrocentrali ne zonen e Opojes ne kufirin e Kosoves me Shqiperine ka alarmuar faktoret lokale ne Kukes komunitetin dhe sipermarresit.
Pala e Kosoves ne nivelin dikasterial ka bere te ditur se mund te vere ne levizje projektin e ndertimit te HEC-it ne afersi te Zhurit perkatesisht ne lartesine 1000 metra mbi nivelin e detit ne Opoje. Dhe per kete hidrocentral do te marre me tunel disa burime ujore qe rrjedhin ne territorin e Rrethit te Kukesit duke perjashtuar Drinin e Zi qe vjen nga Maqedonia. Nje ide qe sic e komentojne ambientalistet dhe specialiste te tjere mund ti sjelle nje dem te pallogaritshem krejt Rrethit te Kukesit. Duke qene se nje pjese e burimit te lumenjve vjen nga territori i Kosoves qe nga bjeshket e Sharrit etj. mesohet se projekt-ideja parasheh qe uji te merret me ane te disa tuneleve. Keto devijime do te shteronin burimet e lumenjve duke shkaterruar edhe vete mundesine e jetes se banoreve te zones pa llogaritur deme te tjera.
Prej dy vitesh ne lumenjte e Kukesit kane nisur investime te konsiderueshme per ndertimin e disa hidrocentraleve dhe ndoshta duke filluar nga viti i ardhshem do filloje te prodhohet energji elektrike jo vetem per nevojat e zones se Kukesit por edhe per eksport. Duke llogaritur hidrocentralin e Ures se Lapave ne Bushtrice qe ndodhet ne fazen perfundimtare si dhe 5 hidrocentrale qe po ndertohen ne lumin Luma investimi i pergjithshem per prodhimin e energjise ne Kukes shkon ne 130 milione euro.
Sic parashikohet ne marreveshjet koncesionare ne lumenjte e Kukesit do ndertohen gjithsej 11 hidrocentrale te tjere ndersa tre jane ndertuar me heret. Kapaciteti tyre do te jete 90 megavat fuqi e instaluar apo 130 milione kilovat/ore.
Pushteti vendor nepermjet kryetarit te Qarkut te Kukesit Shefqet Bruka ka shfaqur shqetesimin se realizimi i nje projekt-ideje te tille ne Zhur do te vinte ne pikepyetje zhvillimin ekonomik te zones se Kukesit dhe se per kete duhen zhvilluar negociata per te qartesuar pasojat ne mjedisin e Kukesit.
Besoj se para se te ndermerret nje nisme e tille duhet te behen diskutime mes eksperteve te dy shteteve shqiptare si dhe te merret edhe opinioni i zones tha Bruka disa dite me pare kur u pyet per kete ceshtje. Ai shtoi se nuk e njihte ne detaje nje projekt te tille per te cilin flitet por nenvizoi faktin se per raste te ujerave nderkufitare ekzistojne konventa nderkombetare qe nuk lejojne devijimin natyror te ujerave ne kufi te cilat duhen respektuar.
Nje inxhinier shqiptar qe punon ne gryken e Vanave per ndertimin e disa veprave energjetike ne lumin Luma thote se ideja e ndertimit te hidrocentralit te Zhurit nuk ka gjasa te realizohet sepse jo vetem qe shkel konventat nderkombetare por eshte edhe antiekonomik. Inxhinieri eshte njohur me projektin e Zhurit dhe thote se behet fjale per nje nisme te viteve lsquo60 te shekullit te shkuar kur sic merret vesh kane qene pikerisht rrethanat juridike nderkombetare qe e kane penguar kete projekt.
Eumlshte shume e demshme nje ide e tille ka edhe nje kosto deri ne 500 milione euro per nje prodhim prej 306 megavat apo 400 milione kilovat per ore kundrejt investimeve qe po behen ne pjesen e Kukesit thote inxhinieri duke e cilesuar si te gabuar edhe per faktin qe sic tha hedh ne ere te gjitha investimet ne keta lumenj qe tashme kane nisur.
Nga ana tjeter nje specialist i mjedisit ne Kukes argumenton anulimin e nje ideje te tille pasi sic tha ai lumenjte e Kukesit mbajne me vaditje mijera hektare toke qe do te mbeten ne te thate. Vetem lumi Luma mban ne vaditje rreth 3 mije hektare toke bujqesore dhe tharja e tyre qofte edhe pjeserisht ben qe popullsia te shperngulet diku tjeter nje kosto qe nuk mund te perballohet aq lehte tha specialisti i mjedisit.
Komuniteti ne zonat e Grykes se Vanave si Topojani Zapodi etj. ende nuk eshte informuar shume mire per cfare behet fjale por disa punetore nga fshatrat e zones qe punonin ne rrugen Kukes-Shishtavec thane se do ta kundershtonin te ndodhte nje gje e tille. Zona e Kosoves dhe ne ketej kufirit jemi nje vazhdimesi nje krahine eshte njelloj sikur njeriu te prese ne nerva e siper nje dore te tij apo jo thote Shehapi 50 vjec nga fshati Bele.
Disa banore te zones thane se nuk e kishin degjuar nje lajm te tille dhe se duhet te behej fjale per ndonje marrezi te kohes se pushtuesve serbe ne Kosove. Te tjere e cilesojne si nje perpjekje te kote sepse nuk do te mundin te nxjerrin asnje pike uje nga bjeshka. zoti e ka nxjerre ujin ketej dhe nuk mund te dale tjetri e ti ndryshojne rrjedhen atje ne terr nen toke tha nje punetor duke perifrazuar nje dialog te nje filmi te vjeter Germo Tare germo.
Quhet ne projekt-ide si hidrocentrali i Zhurit por ne fakt ai eshte parashikuar te ndertohet sic tregojne disa banore te zones ne krahinen e Opojes ne nje lartesi rreth 1000 metra mbi det atje ku ndodhen edhe disa liqene te vegjel akullnajore. Nje mesues historie ne fshatrat e Opojes tregon se me te vertete ka ekzistuar ne vitet 1950-1960 nje projekt i administrates se atehershme qe sipas tij ka pasur qellim jo te mire per shqiptaret.
Mesuesi thote se ndertimi i atij hidrocentrali ka pasur per qellim kryesor shpernguljen e shqiptareve nga Opoja dhe ndryshimin e raporteve etnike ne zone. Shyqyr qe nuk u realizua atehere sepse qellimi kryesor ka qene shperngulja e fshatit Brezne etj. me me shume se 500 shtepi cka do te ndryshonte ekuilibrat etnike ne zone perkatesisht ne Komunen e Dragashit tha mesuesi i historise duke mos dashur te identifikohet. Ai shtoi se gjithsesi asnjehere nuk do te ishte e gabueshme te shikohej edhe ky aspekt i ceshtjes qe eshte komentuar ne ate kohe mes shqiptareve te zones. Mesuesi besonte se ne ate kohe kishin qene koniukturat nderkombetare ato qe e kishin penguar ndertimin e hidrocentralit.
Nga ana tjeter specialiste te kesaj fushe ne Kukes tregojne ne nje marreveshje te viteve lsquo60 mes dy qeverive Tiranes dhe Beogradit nga varej Kosova se ishte rene dakord per ndertimin e hidrocentralit te Fierzes qe do te permbyste nen uje nje pjese te fushes se Zhurit kundrejt kompensimit me lek ne dore te tokes. Ndersa per hidrocentralin e Zhurit kishin qene pikerisht rregullat dhe konventat nderkombetare qe e kishin penguar pushtetin e asaj kohe ne ish-Jugosllavi ta realizonte projektin. Dhe tani qe ky projekt del nga sirtaret e vjeter askush ne Kukes nuk eshte shume i qarte se cfare mund te ndodhe realisht.
Nese dikur rrethanat politike e kane penguar aq fort bashkepunimin mes Tiranes dhe Prishtines asgje nuk i pengon sot qe te dy qeverite te ulen ne rang ekspertesh dhe te studiojne me parametrat e tanishem objektin me argumente dhe kunderargumente si dhe te bindin jo thjesht nje minister por edhe pushtetin vendor dhe mbi te gjitha komunitetin e zones per dobine apo demet qe sjell ndertimi i nje vepre te tille.