E Diel, 1 Nëntor 2026

Ura e levizshme mbi Bune ndertohet brenda vitit

Shkoder Ministri i Transporteve Olldashi inspekton punimet per montimin e mekanizmit

Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi ka inspektuar dje paradite punimet qe po behen ne ndertimin e ures se re mbi lumin Buna ne Shkoder. Punimet per ndertimin e ures se re kane nisur ne maj te vitit 2008 dhe pritet qe te perfundojne ne fund te ketij viti ne muajin dhjetor.

Ura e re e Bunes do te kete nje sistem hapjeje dhe mbylljeje per te mos penguar lundrimin mbi Bune. Ajo ka nje gjatesi prej 2755 metrash dhe gjeresi 135 metra me dy drejtime levizjeje dhe dy trotuare anesore. Ka nje lartesi prej 6 metrash nga pasqyra e ujit. Vlera e ndertimit arrin ne shifren e rreth 7 milione e 185 mije dollareve dhe financuese eshte Banka Islamike per Zhvillim ndersa kontraktori eshte nje firme kuvajtiane.

Ne nje komunikim me mediat ministri Sokol Olldashi eshte shprehur se kjo eshte e vetmja ure ne Ballkan me kete sistem hapje dhe pas ndertimit te ures se re mbi Bune radhen do e kete thellimi i lumit Buna per ta rikthyer ashtu sic ka qene para shume vitesh ne nje lum te lundrueshem per anije per ti kthyer keshtu Shkodres lidhjet qe ka pasur.

Me pas ministri Sokol Olldashi eshte shprehur se ne Shkoder jane perqendruar nje sere projektesh te rendesishme sic eshte vazhdimi i unazes se qytetit mbarimi i projektit ambicioz per te ndertuar nje rruge ne pjesen perendimore te qytetit buze liqenit te Shkodres si dhe zgjerimi i rruges Shkoder-Milot.

Aktualisht ne uren e re te Bunes kane perfunduar punimet me beton arme me gjatesi 200 metra dhe punimet jane perqendruar ne montimin e pjeseve metalike te levizshme me gjatesi 75 metra qe perbejne 40 per qind te vleres se projektit. Montimi i kraheve metalike qe eshte ne proces do te beje te mundur hapjen dhe mbylljen e ures per kalimin e anijeve mbi Bune.

Hapja dhe mbyllja e ures perbehet nga dy sisteme ai elektromekanik me kohezgjatje nga 35 deri 4 minuta dhe per hapje manuale qe zgjat 15 minuta.

Ura e Bunes eshte projektuar nga konsulente nderkombetare egjiptiane dhe eshte cilesuar si nje veper me rendesi te vecante per lidhjen e akseve rrugore te vendit dhe qytetit te Shkodres me Piken e Kalimit Kufitar te Muriqanit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›