E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Mbështesni PD, për të vijuar zhvillimin dhe integrimin e vendit

TIRANË- "Nga politikat subvencionuese dhe mbështetëse për bujqësinë 5500 fermerë kanë përfituar një shumë prej 650 milionë lekësh, duke bërë të mundur që rritja e prodhimit bujqësor të jetë më e larta e arritur historikisht", theksoi në Pogradec Ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili është edhe kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Korçës.

Gjatë një takimi me banorët e Çërravës, në Pogradec, Bode i ftoi ata dhe gjithë shqiptarët që të mbështesin Partinë Demokratike më 23 Qershor për të vijuar zhvillimin dhe integrimin e vendit 

Duke i falenderuar banorët e komunës Çërravë për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Partisë Demokratike, Bode tha se "pas 23 Qershorit zhvillimi i vendit do të jetë edhe më i vrullshëm, edhe më i shpejtë, pasi Partia Demokratike do të vijojë të jetë pranë interesave të çdo banori e çdo familjeje".
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›