Ndryshon rregullorja e zbatimit të kodit rrugor, arrijnë patentat me pikë
Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave ka miratuar zyrtarisht implementimin e patentave me pikë në Kodin Rrugor, duke përcaktuar se rregullat e reja do të hyjnë në fuqi menjëherë pas publikimit në fletoren zyrtare. Në këtë mënyrë çdo patentë do të ketë një total prej 20 pikësh, sasi që do të ulet pas çdo shkeljeje të rregullave të qarkullimit. Çdo qytetar do të ndalohet nga autoritetet përkatëse për shkelje të kundravajtjes rrugore, do t’i komunikohet, që veç gjobës do t’i hiqen një sasi e caktuar pikësh nga patenta. “Për të rimarrë pikët e humbura drejtuesi i mjetit duhet t’u nënshtrohet kurseve të kualifikimit dhe provimeve për kategorinë më të lartë të shënuar në lejen e drejtimit të anuluar”, shkruhet në vendimin e qeverisë. Në rast se qytetari konsumon të gjitha pikat e patentës, i hiqet leja e qarkullimit për një kohë të caktuar. Ndërkohë që “Programet dhe kohëzgjatja e kurseve të trajnimit për të rimarrë pikët e humbura përcaktohen nga ministria për-gjegjëse për transportin rrugor në aktet, që rregullojnë veprimtarinë e autoshkollave dhe të programeve të testimit”.
Sistemi i pikëzimit
Aplikimi i patentave me pikë është parashikuar që të realizohet me lejet e qarkullimit ekzistente, pra qytetarët nuk do të kenë nevojë të paguajnë për leje të tjera qarkullimi, por do të vijojnë me lejen aktuale, ndërsa pikëzimi do realizohet automatikisht në drejtorinë tashmë të dixhitalizuar të patentave. Për realizimin e këtij projekti është bërë përpunimi i të dhënave të lejeve të drejtimit të arkivuara që para viteve 1990 dhe deri në ditën e sotme dhe është bërë dixhitalizimi i dosjeve të afro 634 mijë shtetasve të pajisur me leje drejtimi. Aplikimi i patentave me pikë është parashikuar që të realizohet me lejet e qarkullimit aktuale, pra qytetarët nuk do të kenë nevojë të paguajnë për leje të tjera qarkullimi, por do të vijojnë me lejen aktuale, ndërsa pikëzimi do realizohet automatikisht në drejtorinë tashmë të dixhitalizuar të patentave. Në rast se një qytetar ndalohet për kundravajtje rrugore, ai do të marrë ndëshkimin ligjor sipas ligjit në fuqi, gjobën me vlerën e caktuar bashkë me zbritjen e caktuar të pikëve. Për pikët e hequra do të informohet nga personi i autorizuar me ligj (polici rrugor). Menjëherë në këtë moment në regjistrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor shtetasit do t’i zbritet sasia e pikëve. Në rast se qytetari nuk do të realizojë të njëjtën kundravajtje rru-gore për një kohë, për shembull një vit atëherë pikët e
hequra nga rasti i parë do t’i rishtohen, por në rast se qytetari e realizon të njëjtën shkelje atëherë penaliteti do të jetë edhe më i lartë.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)