Taksat vendore Rama proteston para Kuvendit
I gjendur per here te pare afer Parlamentit kryetari i PS-se Edi Rama protestoi dje bashke me kreret e bashkive socialiste kunder taksave te pushtetit vendor. Ai perseriti qendrimin e tij se mazhoranca eshte pergjegjese per refuzimin e statusit ne te njejten kohe kur te zgjedhurit e 28 qershorit debatonin ne sallen e Kuvendit per vizat dhe integrimin. Kryetari i Partise Socialiste dhe i Bashkise se Tiranes Edi Rama u beri thirrje vendoreve te bashkohen ne protesta te pandalshme per te mos lejuar sipas tij abuzimin me taksat e pushtetit lokal nga qeveria. Deklarata e Rames erdhi ne protesten e zhvilluar nga Shoqata e Autonomise Vendore para Parlamentit ku ai theksoi se nese masat e marra nga qeveria kthehen ne ligj atehere do te goditen themelet e qeverisjes vendore. Te bashkohemi ne protesta te pandalshme per te mbrojtur modelin tone te zhvillimit duke mos lejuar qe me taksat tona te pasurohen pushtetaret dhe te varferohen komunitetet. E gjithe kjo furi nisi ne momentin qe Berisha ndjeu rrezikun se po humbiste nga perfitimi i kasave fiskale. Por me ane te ketij abuzimi me keto nderhyrje qe po ben qeveria po humbasin sipermarresit qytetaret bashkite dhe komunat - tha Rama. Keshtu kete here kreu i socialisteve dhe i Bashkise se Tiranes kerkoi rinisjen e protestave me nje qellim tjeter dhe nuk dihet nese protestat qe priten per transparencen do te jene te perbashketa me keto qe nisen tani per autonomine vendore. Megjithate kryebashkiaku i Tiranes theksoi se nese masat e ndermarra nga Kryeministri Berisha kthehen ne ligj atehere do te goditen themelet e qeverisjes vendore. Edhe protestuesit kerkuan anulimin e vendimit per biznesin e vogel dhe amendamentet per taksat vendore. Sali Berisha ka bere shume pak ta krahasosh me deklaratat qe i ben biznesit se ka lehtesuar taksat por ne fakt e ka renduar edhe me shume. Ai lehtesoi taksat per biznesin e vogel dhe u shkaktoi bashkive nje humbje kolosale nga taksat qe bashkite mblidhnin por kjo nuk eshte humbje per kryetaret e bashkive por per qytetaret e bashkive qe humbasin investimet si ndricim rruge. Duhet te ndalim kete furi talebane. Me tej ne fjalen e tij kreu i Partise Socialiste nuk harroi te permendte edhe raportin e KE-se per statusin e vendit kandidat te cilin edhe nje here ai e cilesoi si deshtim te qeverise ne integrimin e vendit duke mos marre asnje pergjegjesi per forcen e tij politike. Per arsye te korrupsionit te cenimit te drejtesise medieve per arsye te nje krize politike per arsye te nje qeverisjeje qe ka vjedhur perfitimet e paligjshme na refuzuan kerkesen per statusin kandidat. Sali Berisha ka deshtuar dhe kerkon qe deshtimin e tij me cdo kusht ta mbuloje me nje propagande te shfrenuar dhe me ftesa te pamoralshme ne nje kohe qe varferia ne vend eshte rritur dhe vendi nuk mund te perballoje asnje situate emergjence - u shpreh Rama. Per kryesocialistin qeveria po grabit vendin dhe opozita eshte nje alternative per te garantuar zhvillimin e tij. Nje alternative zhvillimi e shprese nje model te ri qeverisjeje transparence drejtesie dhe nje zhvillim ekonomik qe e ka bazen e vet tek punesimi dhe jo tek korrupsioni - nenvizoi Rama. Me ane te kesaj proteste e cila u zhvillua perpara Parlamentit dhe kjo mund te perbeje ndoshta heren e pare qe kreu i PS-se ka qene kaq afer tij shenohet rifillimi i nje vale protestash te papara sic i cilesoi Rama kunder qeverise.