Bode: Qeveria po ruan hapat e zhvillimit ekonomik

Gjatë takimit, Bode theksoi se Shqipëria ka një marrëdhënie shumë të mirë e një bashkëpunim të ngushtë me stafin e Bankës.
Ndër të tjera u bisedua dhe për situatën ekonomike në vend, ku ministri e njohu z. Cipollone me hapat që po ndërmerr qeveria për të ruajtur stabilitetin e ekonomisë dhe ritmet e rritjes ekonomike. Qeveria shqiptare ka një bashkëpunim të suksesshëm me bankën Botërore.
Pas përfundimit me sukses të programit DPL (Kredi për Mbështetjen e Politikave të Zhvillimit) me një portofol prej rreth 20 milionë USD, tashmë është nënshkruar marrëveshja e DPL 2, e cila ka një portofol prej rreth 25 miliona USD dhe që do të fokusohet në realizimin e reformave në sistemin e kujdesit shëndetësor; edukimin; dhe kujdesin social, etj. Cipollone, ka zëvendësuar në këtë detyrë z. Giovanni Magnoni dhe zgjodhi të parën Shqipërinë për vizitën e prezantimit të tij, pas marrjes së detyrës. /Start/
2011-06-30 15:27