E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS bllokon konstituimin e këshilltarëve bashkiak së Tiranës

Tashmë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i duhet të konstituojë këshilltarët e rinj të bashkisë.

Për këtë vendim, duhen 5 vota të anëtarëve të KQZ-së, çka detyrimisht njëri prej tyre duhet të jetë ai i opozitës. Gjatë ditës së sotme, për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm prej 5 votash, KQZ-ja nuk mundi të miratonte tabelat e rezultateve për ndarjen e mandateve të këshillave të njësive bashkiake, zona zgjedhore Tiranë.

Përfaqësuesit e opozitës kundërshtuan p/aktin e paraqitur nga administrata e KQZ-së, duke argumentuar se mandatet e përfshira në tabelën përmbledhëse të rezultateve nuk janë në përputhje me vendimin e Kolegjit Zgjedhor dhe të KQZ-së.

Miratimi i këtij vendimi do t’i hapte rrugë shpërndarjes së mandateve për këshillat bashkiakë të 11 njësive vendore të Tiranës, ku sipas variantit të hartuar nga administrata zgjedhore, rezulton se koalicioni i djathtë do të ketë shumicën në shtatë minibashki të kryeqytetit, ndërsa koalicioni i majtë në katër minibashki. /S.Lleshi/Start

                                                                                             2011-06-30 15:34
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›