E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca emëron ministrin e ri të Financave

Pasuesi i Legarde është 46-vjeçari Francois Baroin, i cili më parë mbante postin e zëdhënësit të qeverisë dhe ministrit të Buxhetit.

Në të ardhmen e afërt, puna e tij kryesore do të jetë bashkëpunimi me ministrat e tjetër të Eurozonës për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën buxhetore të vendeve të zonës euro.

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi shpalli emërimin e Baroinit në postin e ministrit të financave ditën e mërkurë./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-06-30 15:27
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›