E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza greke emigrantet Jetesa teper shtrenjte

Efektet e krizës greke mbi emigrantët shqiptarë janë të pashmagshme. Disa prej tyre tregojnë për “AS” se nuk kanë siguri për të ardhmen dhe se jetesa në Greqi po bëhet gati e papërballueshme. Mundësia e vetme sipas tyre, mbetet ritkhimi në Shqipëri dhe investimi i kursimeve në biznese të vogla.

"Ka tre muaj që paguaj vetëm qira. Të gjitha paratë që i marr si asistencë i paguaj ujë e drita. Kemi shpresa, por punë s'ka. Po zgjati edhe dy muaj kështu, të gjithë do të vijnë këtej"-thotë një emigrant.

"Mendimi më ka lindur jo tani por shumë kohë më parë. Kam blerë edhe shtëpinë në Pogradec, por problemi është që s'kemi mundur të nisim një punë. E kemi ndjerë krizën ekonomike. Puna ka rënë, pagesa ka rënë, jeta është më e vështirë megjithatë përpiqemi të punojmë, të mundohemi që me sa më pak shpenzime të përballojmë situatën"-thotë një tjetër.

Jorgjeta Gjançi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›