E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Shqipëria, vendi me borxhin e jashtëm më të ulët në rajon – rritja ekonomike për vitin e ardhshëm do jetë 4.3%

27-12-2011 / Gazeta 55

Ministri i Financave, Ridvan Bode deklaroi se ekonomia shqiptare ka marrë nota pozitive për zhvillimin e saj gjatë vitit 2011. Duke iu referuar vlerësimeve të kompanive botërore, Standard & Poor’s dhe Moody’s, Bode theksoi se sipas këtyre analizave ekonomia shqiptare ka potencial zhvillues. 


Për vitin e ardhshëm, shefi i Financave shqiptare deklaroi se rritja ekonomike do të jetë 4.3 për qind, që është një parashikim konservator.


Gjithashtu, ministri Bode iu referua një tjetër raportit prestigjoz, e konkretisht Fondit Monetar Ndërkombëtar për Ballkanin, i cili sipas tij, vlerësonte reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, me qëllim ruajtjen e rritjes ekonomike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›